LEKSIONI I TRETË

Unë i Trajtoj Gjithë Praktikuesit si Dishepujt e Mi

A e dini të gjithë çfarë po bëj unë? Unë i trajtoj të gjithë praktikuesit, duke përfshirë dhe ata që me të vërtetë mund të praktikojnë kultivim nëpërmjet studimit vetjak, si dishepujt e mi. Në mësimin e kultivimit në nivele të larta, nuk do të funksinonte po të mos ju trajtoja në këtë mënyrë. Përndryshe, do të ishte njësoj sikur të mos isha i përgjegjshëm e do të shkaktoja probleme. Ne ju kemi dhënë juve kaq shumë gjëra dhe ju kemi lejuar të dini kaq shumë parime që nuk duhet të dihen nga njerëzit e zakonshëm. Përveç këtyre, unë ju kam mësuar juve këtë Ligj të Lartë. Përveç disa çështjeve të tjera në lidhje me këtë, trupi juaj është pastruar. Kështu, është thjesht e papranueshme për mua që të mos ju tratoj si dishepuj. T’u zbulosh me papërgjegjësi kaq shumë sekrete qiellore njerëzve të zakonshëm nuk lejohet. Por duhet thënë diçka. Tani, kohët kanë ndryshuar. Ne nuk praktikojmë ritin e përkuljes me nderim. Ky lloj formaliteti nuk na shërben dhe duket si fe. Ne nuk e praktikojmë atë. Për çfarë vlen e përkulura dhe adhurimi jot ndaj Mësuesit nëqoftëse sapo ti del nga dera, ti përsëri vazhdon të sillesh si përherë dhe bën çfarë don, duke konkuruar dhe luftuar për famë e interesin tënd në mes të njerëzve të zakonshëm? Ti gjithashtu mund të dëmtosh edhe emrin e Falun Dafës nën flamurin tim!

Praktika kultivuese e vërtetë varet plotësisht nga zemra juaj. Për aq kohë sa ju praktikoni kultivim dhe jeni këmbëngulës dhe të vendosur në kultivimin e praktikës, ne do t’ju trajtojmë si dishepuj. Është e pamundur për mua që të mos ju trajtoj në këtë mënyrë. Mëgjithatë ka disa njerëz që nuk e konsiderojnë veten me të vërtetë si kultivues dhe nuk e vazhdojnë praktikën kultivuese. Për aq kohë sa do e vazhdoni atë, ne do t’ju trajtojmë si dishepuj.

A mund të konsiderohesh si dishepull i Falun Dafës nëqoftëse ti vetëm praktikon këto pak ushtrime çdo ditë? Nuk është ashtu. Kjo ndodh sepse praktika e vërtetë kultivuese duhet të ndjekë kërkesat e standarteve të karakterit që ne kemi vendosur dhe ju duhet që me të vërtetë të përmirësoni karakterin tuaj—vetëm atëhere është praktikë e vërtetë kultivuese. Nëqoftëse ti vetëm praktikon ushtrimet pa përmirësuar karakterin dhe pa energjinë e fuqishme që forcon çdo gjë, nuk mund të quhet praktikë kultivuese; dhe as mund t’ju trajtojmë ne juve si dishepuj të Falun Dafës. Nëqoftëse ju vazhdoni kështu pa ndjekur kërkesat e Falun Dafës sonë dhe silleni si zakonisht në mes të njerëzve të zakonshëm pa e përmirësuar karakterin tuaj, ju përsëri mund të keni probleme megjithëse praktikoni ushtrimet. Ju madje mund të pretendoni se është praktika e Falun Dafës që ju bën të devijoni. Edhe kjo mund të ndodhë. Prandaj, ju duhet që me të vërtetë të ndiqni kërkesat tona të karakterit—vetëm atëhere jeni ju një praktikues i vërtetë. Unë ja u kam bërë të qartë të gjithëve. Kështu, ju lutem mos vini tek unë nën formalitetin e adhurimit të mjeshtrit. Për aq kohë sa t’ju me te vërtetë praktikoni kultivim, unë do ju trajtoj në këtë mënyrë. Fashen e mia janë aq të shumtë sa ata janë të panumërueshëm. Përveç nxënësve që janë këtu, pamvarësisht nga sa shumë njerëz të tjerë të jenë, unë përsëri mund të kujdesem për ta.

Qigongu i Shkollës së Buddhës dhe Buddhizmi

Qigoingu i Shkollës së Buddhës nuk është feja Buddhiste. Unë duhet t’ja u bëj të qartë këtë pikë të gjithëve. Në fakt, as qigongu i Shkollës Tao nuk është feja Taoiste. Disa prej jush i ngatërrojnë gjithmonë këto gjëra. Disa individë janë murgj nga tempuj dhe disa janë besimtarë Buddhistë. Ata mendojnë se dinë pak më shumë për fenë Buddhiste, kështu ata predikojnë me entuziazëm Buddhismin tek praktikuesit tanë. Më lejoni t’ju them se ju nuk duhet ta bëni një gjë të tillë sepse ato janë diçka nga një shkollë tjetër kultivimi. Feja ka forma fetare. Këtu ne po mësojmë pjesën e kultivimit të shkollës sonë. Përveç atyre murgjëve dhe murgeshave që janë dishepujt të Falun Dafës, asnjë tjetër nuk duhet të mbajë forma fetare. Prandaj, shkolla jonë nuk është Buddhismi në Periudhën e Fund-Dharmës.

Dharma në Buddhizëm është veçse një pjesë e vogël e Ligjit të Buddhës. Ekzistojnë shumë lloje të tjera Ligjesh të niveleve të larta. Nivele të ndryshme kanë gjithashtu Ligje të ndryshme. Sakyamuni pat thënë se janë tetëdhjetë e katër mijë mënyra kultivimi. Feja Budhiste përfshin vetëm pak mënyra kultivimi si Sektin Tiantai, Sektin Huayan, Sektin Zen, Tokën e Pashkelur, Tantrizmin, etj. Këto nuk përbëjnë veçse një numër të vogël! Prandaj, Buddhizmi nuk mund ta përfaqësojë të gjithë Ligjin e Buddhës dhe është vetëm një pjesë e vogël e këtij Ligji. Falun Dafa jonë është gjithashtu një nga tetëdhjetë e katër mijë mënyrat e kultivimit në Shkollën e Buddhës dhe nuk ka të bëjë aspak me Buddhizmin origjinal apo Buddhizmin në Periudhën e Fund-Dharmës dhe as që ka lidhje me fetë moderne.

Buddhizmi u themelua nga Sakyamuni në Indinë e lashtë 2500 vjet më parë. Kur Sakyamuni arriti momentin e Çbllokimit të Gongut dhe u lartësua shpirtërisht, ai rikujtoi atë çfarë kish kultivuar më parë dhe e bëri atë publike për të shpëtuar njerëzit. Pamvarësisht nga sa mijra volume shkrimesh të shenjta kanë dalë nga ajo shkollë, në fakt ajo konsiston në tre fjalë. Karakteristikat e kësaj shkolle janë: “kanun, samadhi , mençuri”. Kanunet janë për heqjen dorë nga të gjitha dëshirat e njeriut të zakonshëm dhe ato të detyrojnë të braktisësh ndjekjen e interesit personal duke të shkëputur nga çdo gjë e botës materiale e kështu me radhë. Në këtë mënyrë, mëndja e dikujt do jetë bosh pa asnjë mendim dhe kështu mund të bëhet e qetë. Ato plotësojnë njera tjetrën. Duke qënë i aftë të arrijë qetësinë mendore, ai mund të qendrojë në meditim për të kultivuar dhe të mbështetet në meditimin në kllapi për të përparuar në kultivim. Kështu kjo është pjesa e vërtetë e praktikës kultivuese në këtë shkollë. Nuk ka ushtrime dhe as që ndryshon benti -in e njeriut. Personi vetëm praktikon atë gong që përcakton lartësinë e nivelit të tij. Prandaj, ai vetëm kultivon karakterin e tij. Ai nuk kultivon trupin e vet, kështu ai nuk kërkon transformim të gongut. Ndërkaq nëpërmjet meditimit ai forcon aftësinë e vet për të qëndruar në gjendje meditimi në kllapi dhe qëndron në meditim për të vuajtur dhe eliminuar karmën. “Mençuri” i referohet asaj që njeriu lartësohet shpirtërisht me arrin mençuri të madhe. Ai mund të shikojë të vërtetën e universit si dhe të vërtetën e dimensioneve të ndryshme në univers. Të gjitha fuqitë e tij hyjnore do të shfaqen. Arritja e zgjimit të mençurisë dhe lartësimit shpirtëror quhet gjithashtu dhe Çbllokim i Gongut.

Kur Sakyamuni themeloi këtë mënyrë kultivimi, ekzistonin tetë fe mbizotëruese në Indi në atë kohë. Ekzistonte një fe me rrënjë të thella e quajtur Brahmanizëm. Gjatë gjithë jetës së tij, Sakyamuni luftoi në parim me fetë e tjera. Meqenëse ajo që Sakyamuni mësoi ishte një mënyrë e drejtë, Dharma Buddhiste që mësoi ai u bë gjithnjë e më popullore gjatë mësimdhënies së tij ndërsa fetë e tjera u dobësuan gjithnjë e më shumë. Edhe Brahmanizmi i ngulitur thellë arriti në buzë të zhdukjes. Megjithatë, pas nirvanës së Sakyamunit, fetë e tjera, sidomos Brahmanizmi, rifituan popullaritet. Por çfarë situate u krijua në Buddhizëm? Disa murgj arritën stadin e Çbllokimit të Gongut dhe arritën lartësimin shpirtëror në nivele të ndryshme, por nivelet e tyre të lartësimit shpirtëror ishin mjaft të ulta. Sakyamuni arriti nivelin e Tathagatës por shumë nga murgjit nuk arritën atë nivel.

Ligji i Buddhës ka manifestime të ndryshme në nivele të ndryshme. Megjithatë, sa më i lartë niveli aq më afër së vërtetës. Sa më i ulët niveli, aq më larg së vërtetës. Këta murgj arritën stadin e Çbllokimit të Gongut dhe u lartësuan shpirtërisht në nivele të ulta. Që të interpretonin atë çfarë kish thënë Sakyamuni, ata përdorën manifestimet e universit që ata shihnin në nivelet e tyre dhe situatat dhe parimet që ata kuptonin. Kështu disa murgj e interpretuan Dharmën e Sakyamunit në një mënyrë e disa në një tjetër. Në vend që të përdornin fjalët origjinale të Sakyamunit, disa murgj predikuan edhe ato që ata kuptonin si fjalë të Sakyamunit; kjo e shtrembëroi Dharmën Buddhiste aq sa nuk njihej më dhe nuk ish më Dharma e mësuar nga Sakyamuni. Së fundi, kjo e çoi Dharmën Buddhiste drejt zhdukjes në Indi. Ky është një mësim serioz nga historia. Kështu më vonë, India nuk pati më Buddhizëm. Para zhdukjes se tij, Buddhizmi kaloi në shumë reforma. Për pasojë ai përfshiu diçka nga Brahmanizmi dhe u kthye në fenë e sotme indiane të quajtur Hinduizëm. Nuk i falet më ndonjë Buddhe. I falet diçkaje tjetër dhe nuk beson më tek Sakyamuni. Kjo është situata tani.

Gjatë zhvillimit të vet, Buddhizmi kaloi disa reforma relativisht të mëdha. Njëra ndodhi pak pasi Sakyamuni ndrroi jetë. Disa njerëz themeluan Mahajanën me bazë parimet e nivelit të lartë që mësoi Sakyamuni. Ata besonin se Dharma që Sakyamuni mësoi publikisht kishte për synim vet-shpëtimin e njerëzve të zakonshëm dhe arritjen e shkallës së Arhatit. Kjo Dharmë nuk i afronte shpëtim të gjitha qënieve dhe kështu u quajt Hinayana . Murgjit në Azinë Juglindore vazhdojnë të ndjekin mënyrën origjinale të kultivimit të kohës së Sakyamunit. Në Kinë, ne e quajmë atë Buddhizmi i “Portës së Vogël”. Sigurisht, ata vetë nuk e konsiderojnë atë ashtu. Ata besojnë se kanë trashëguar traditën origjinale të Sakyamunit. Është me të vërtetë kështu sepse ata kanë trashëguar mënyrën e kultivimit të kohës së Sakyamunit.

Pasi kjo Mahayanë e reformuar u fut në Kinë, ajo hodhi rrënjë në vendin tonë dhe u bë Buddhizmi i kohës së sotme që mësohet në Kinë. Aktualisht, ajo ka marrë një formë plotësisht të ndryshme nga Buddhizmi i kohës së Sakyamunit. Çdo gjë ka ndryshuar, nga veshja deri tek arritja e lartësimit shpirtëror dhe gjithë kursi i praktikës kultivuese. Në Budhizmin origjinal, njerëzit i faleshin vetëm Sakyamunit si themelues. Megjithatë tani Buddhizmi ka shumë Buddha dhe Bodhisattva. Gjithashtu, besimi i kushtohet shumë Buddhave. Njerëzit i falen shumë Tathagatave dhe Buddhizmi është bërë një fe që i falet shumë Buddhave, duke përfshirë Buddhën Amitabha, Bhaishajyaguru, Buddha Vairochana, etj.  Ka gjithashtu dhe shumë Bodhisattva të mëdha. Në këtë mënyrë i gjithë Buddhizmi është bërë plotësisht i ndryshëm nga ajo që themeloi Sakyamuni në kohën e tij.

Gjatë kësaj periudhe kohe, ndodhi një reformë tjetër kur Bodhisattva Nagarjuna përhapi një praktikë kultivuese të fshehtë e cila erdhi nga India dhe u fut në Kinë nëpërmjet Afganistanit dhe më vonë nga provinca e Xinjiang. Kjo ndodhi në Dinastinë Tang , prandaj u quajt Tantrizmi Tang. Për shkak të influencës së Konfucionizmit, vlerat morale të Kinës ishin në përgjithësi të ndryshme nga ato të nacionaliteteve të tjera. Kjo praktikë kultivuese përmbante kultivim të dyfishtë të burrit dhe gruas dhe shoqëria nuk mund ta pranonte atë në atë kohë. Kështu u zhduk kur Buddhizmi u shtyp gjatë kohës së Huichang në Dinastinë Tang dhe për rrjedhojë Tantrizmi Tang u zhduk nga Kina. Tani ekziston një Tantrizëm Lindor në Japoni që shkoi nga Kina në atë kohë; megjithatë, ai nuk ka guanding . Sipas Tantrizmit, kur dikush studjon Tantrizëm pa guanding, ai konsiderohet njësoj sikur ta ketë vjedhur Dharmën dhe nuk konsiderohet se e ka mësuar atë. Një mënyrë tjetër kultivimi e futur në Tibet nga India dhe Nepali, u quajt “Tantrizëm Tibetan” dhe është përcjellë deri në kohën tonë. Në përgjithësi kjo është situata në Buddhizëm. Unë sapo përmblodha kështu shumë shkurtimisht situatën e tij të zhvillimit dhe të evoluimit. Gjatë gjithë kursit të zhvillimit të Buddhizmit, u shfaqën disa praktika si ajo e sektit Zen e themeluar nga Boddhidarma, sekti i Tokës së Pashkelur dhe sekti Huayan. Ato u themeluan të gjitha mbi të kuptuarit e asaj që tha Sakyamuni në atë kohë. Të gjitha këto i përkasin Buddhizmit të reformuar. Ekzistojnë mbi dhjetë mënyra te tilla kultivimi në Buddhizëm dhe të gjitha kanë marrë formën e fesë. Prandaj, ato të gjitha i përkasin Buddhizmit.

Përsa i përket feve të themeluara në këtë shekull dhe jo vetëm në këtë shekull por edhe shumë fe të reja të themeluara në vende të ndryshme të botës në shekujt e fundit, shumica e tyre janë të rreme. Qëniet e Shumëlartësuara kanë të gjithë parajsat e tyre ku ata i shpëtojnë njerëzit. Buddhat Tathagata si Sakyamuni, Buddha Amitabha dhe Buddha Vairochana, secili ka parajsën e vet për të shpëtuar njerëzit. Në Kashtën tonë të Kumtrit ekzistojnë mbi njëqind parajsa të tilla. Falun Dafa jonë ka gjithashtu Parajsën Falun.

Përsa i përket shpëtimit, ku mund t’i çojnë këto praktika të rreme pasuesit e tyre? Ata nuk mund të shpëtojnë njerëz, sepse ajo që ata predikojnë nuk është Ligj. Sigurisht, disa njerëz, kur ata themeluan fetë në fillim, nuk kishin për qëllim të bëheshin djajt që sabotojnë fetë tradicionale. Ata arritën shkallën e Çbllokimit të Gongut dhe arritën lartësimin shpirtëror në nivele të ndryshme. Ata panë disa parime, por ata ishin larg nga Qëniet e Shumëlartësuara të cilët mund të shpëtojnë njerëz. Ata ishin në nivele shumë të ulta dhe zbuluan disa parime. Ata kuptuan se disa gjëra tek njerëzit ishin të gabuara dhe ata gjithashtu i tregonin njerëzve si të kryenin vepra të mira. Në fillim, ata nuk ishin kundra feve të tjera. Por njerëzit sigurisht do të fillonin të besonin tek ata, duke menduar se ajo që ata thonin ishte e mençur. Kështu njerëzit i besuan këtyre individëve gjithnjë e më shumë. Për pasojë, njerëzit ju dedikuan atyre në vend të feve. Me të zhvilluar dëshirën për famë dhe interes personal, ata do t’i kërkonin njerëzve që t’i nderonin ata me tituj. Pas kësaj ata themeluan fetë e reja. Po ju them se të gjitha këto janë fe të këqija. Edhe sikur të mos dëmtonin njerëz, ato prap se prap janë praktika të këqija sepse ndërhyjnë me besimin e njerëzve në fetë tradicionale. Fetë tradicionale mund të shpëtojnë njerëz, kurse ato nuk munden ta bëjnë këtë. Me kalimin e kohës, ata kryen vepra të këqija si pa të keq. Kohët e fundit, shumë nga këto fe janë futur edhe në Kinë. I ashtuquajturi sekti Guanyin është njeri prej tyre, prandaj ruajuni. Thuhet se ekzistojnë mbi dy mijë praktika në një vend të Azisë Lindore. Të gjitha llojet e besimeve ekzistojnë në vendet e Azisë Juglindore dhe në vende të tjera perëndimore. Një vend haptazi beson në një praktikë që i falet djallit. Të gjithë këta janë djaj që kanë dalë në Periudhën e Fund-Dharmës. Periudha e Fund-Dharmës nuk i përket vetëm Buddhizmit, por gjithashtu korruptimit të shumë dimensioneve nën një dimension shumë të lartë. “Fund-Dharmë” nuk i referohet vetëm Buddhizmit, por do të thotë gjithashtu se në shoqërinë njerëzore nuk ekziston më ndonjë detyrim shpirtëror që ruan moralin.

Praktikim i një Mënyre të Vetme Kultivimi

Ne ju mësojmë se një person duhet të praktikojë vetëm një mënyrë kultivimi. Pamvarësisht si praktikoni kultivim, ju duhet të mos e ngatërroni kultivimin tuaj duke shtuar gjëra të tjera. Disa besimtarë Buddhistë praktikojnë Buddhizmin dhe Falun Dafën tonë. Po ju them se në fund ju nuk do të fitoni asgjë sepse askush nuk do t’ju japë gjë. Meqenëse jemi të gjithë të Shkollës së Buddhës, ekziston çështja e karakterit dhe në të njejtën kohë çështja e specializimit vetëm në një praktikë. Ju keni vetëm nje trup. Gongun e cilës shkolle do të zhvillojë trupi i juaj? Si mund të transformohet ai? Ku doni të shkoni ju? Ju do të shkoni kudo ku t’ju çojë mënyra juaj e kultivimit. Nëqoftëse ndiqni kultivimin në Buddhizmin e Tokës së Pashkelur, ju do të shkoni tek Parajsa e Lumturisë Absolute të Buddhës Amitabha. Po ndoqët Buddhën Bhaishajyaguru në kultivim, ju do të shkoni në Parajsën e Xhamtë. Kjo thuhet në fetë dhe quhet gjithashtu “jo kultivimim i dytë”.

Praktika që po diskutojmë këtu i referohet në të vërtetë tërë proçesit të transformimit të energjisë dhe kjo ndjek shkollën tuaj të praktikës kultivuese. Atëhere ku do të thoje ti se don të shkosh? Po vutë këmbën ne dy varka në të njejtën kohë, ju nuk do të merrni asgjë. Jo vetëm praktikat qigong nuk duhet të përzihen me praktikat Buddhiste në tempuj, por nuk duhet të ketë fare përzjerje ndërmjet praktikave të ndryshme kultivuese, praktikave të ndryshme qigong, apo fetë e ndryshme. Në kultivim, edhe brenda për brenda së njejtës fe, nëndarjet e ndryshme nuk mund të përzjehen. Ju duhet të zgjidhni vetëm një mënyrë kultivimi. Nëqoftëse kultivoni Buddhizmin e Tokës së Pashkelur, ju duhet të kultivoni vetëm Buddhizmin e Tokës së Pashkelur. Nëqoftëse ju kultivoni Tantrizëm, ju duhet të kultivoni vetëm Tantrizëm. Nëqoftëse ju kultivoni sektin Zen, ju duhet të kultivoni vetëm sektin Zen. Nëqoftëse fusni këmbën në dy barka në të njejtën kohë dhe kultivoni si këtë dhe atë mënyrë, ju nuk mund të arrini asgjë. Kjo do të thotë që edhe në Buddhizëm mësohet të mos praktikosh një sistem tjetër dhe juve nuk ju lejohet të përzjeni praktikat kultivuese. Buddhizmi, gjithashtu, përfshin praktikim të gongut dhe kultivim. Proçesi i transformimit të gongut ndjek proçesin e një praktike të caktuar kultivuese dhe transformimin në atë mënyrë kultivuese. Ekziston gjithashtu një proçes i evoluimit të gongut në dimensione të tjera dhe ky është një proçes jashtëzakonisht kompleks dhe i komplikuar që nuk mund të përzjehet ashtu kot me gjëra të tjera në kultivim.

Me të mësuar se ne praktikojmë gong nga Shkolla Buddhës, disa Buddhistë i marrin praktikuesit tanë në tempuj për t’i konvertuar. Po ju them të gjithë juve që jeni këtu që asnjeri të mos e bëjë këtë. Ju po dëmtoni si Dafën ashtu dhe rregullat e Buddhizmit. Në të njejtën kohë ju i ndërhyni praktikuesve duke i bërë ata të mos arrijnë asgjë. Kjo nuk lejohet. Praktika kultivuese është një gjë serioze. Ti duhet të jesh i përqëndruar vetëm në një praktikë. Megjithëse kjo pjesë që po i mësojmë njerëzve sot nuk është fe, qëllimi i saj në praktikën kultivuese është i njejtë. Të dyja përpiqen të arrijnë shkallën e Çbllokimit të Gongut, lartësimin shpirtëror dhe arritjen e kultivimit.

Sakyamuni pat thënë se në kohën e Fund-Dharmës edhe murgjit në tempuj do të kenë vështirësi të shpëtojnë veten, le pastaj ata besimtarë Buddhistë që nuk kanë asnjë që kujdeset për ta. Megjithëse ju keni një “mjeshtër”, ai i ashtuquajtur mjeshtër është gjithashtu praktikues. Nëqoftëse mjeshtri nuk praktikon kultivim të vërtetë, është pa vlerë. Pa kultivuar zemrën, asnjë nuk ja arrin dot. Konvertimi është një formalitet i njerëzve të zakonshëm. A je ti pjesëtar i Shkollës së Buddhës pas konvertimit? A do të kujdeset Buddha për ty atëhere? Kjo nuk është gjë që bëhet. Edhe sikur të përkuleshe me nderim çdo ditë derisa të të gjakosej koka, apo edhe sikur të digjje tufa me erë të mirë, përsëri është e kotë. Ti duhet me të vërtetë të kultivosh zemrën që të arrish diçka. Në kohën e Fund-Dharmës, universi ka kaluar përmes ndryshimesh të mëdha. Edhe vendet fetare të lutjeve nuk janë më të pastra. Ata me aftësi supernormale (duke përfshirë murgjit) e kanë vënë re këtë situatë gjithashtu. Në kohën tonë, unë jam i vetmi person në botë që po u mësoj njerëzve një mënyrë të vërtëtë. Unë kam bërë diçka të pa bërë më parë. Për më tepër e kam hapur këtë derë aq gjërë në kohën e Fund-Dharmës. Në fakt, kjo mundësi nuk vjen në një mijë vjet apo në dhjetë mijë vjet. Por nëse dikush mund të shpëtohet—me fjalë të tjera, nëse dikush mund të praktikojë kultivim—përsëri varet nga vetë personi. Ajo që po ju them është parim i universit të pakufishëm.

Unë nuk po them që ju duhet të mësoni Falun Dafën time. Ajo që thashë është parimi. Nëqoftëse doni të praktikoni kultivim, ju duhet të praktikoni vetëm një mënyrë kultivimi. Përndryshe, ju nuk do të mund të praktikoni kultivim aspak. Sigurisht, nëqoftëse ju nuk doni të praktikoni kultivim, ne do ju lëmë të qetë. Ky Ligj i mësohet vetëm praktikuesve të vërtetë. Prandaj, individi duhet të jetë i përqëndruar vetëm në një praktikë madje as mendime nga praktika të tjera nuk duhet të ketë. Unë nuk ju mësoj si të drejtoni mendimet këtu; nuk ka drejtim mendimesh në Falun Dafën tonë. Kështu, asnjëri të mos i shtojë asaj ndonjë mendim. Bëni kujdes ta mbani këtë në mëndje: Nuk ka asnjë aktivitet mendor. Shkolla Buddhës kërkon Zbrazëti dhe Shkolla Tao mëson Asgjënë.

Në një rast unë lidha mëndjen time me katër a pesë Qënie të Shumëlartësuara dhe Tao të mëdhenj nga nivele jashtëzakonisht të larta. Kur flasim për nivele të larta, nivelet e tyre ishin aq të larta sa njerëzit e zakonshëm do ta konsideronin thjesht të paimagjinueshme. Ata donin të dinin çfarë kisha unë në mëndje. Unë kam praktikuar për kaq shumë vite. Është plotësisht e pamundur për njerëzit e tjerë të lexojnë mëndjen time dhe aftësitë supernormale të njerëzve të tjerë nuk mund të më arrijnë mua aspak. Asnjeri nuk mund të më kuptojë apo të dijë çfarë kam në mëndje. Ata donin të dinin çfarë mendoja unë. Kështu me lejen time ata e lidhën mëndjen time me të tyren për një periudhë kohe. Pas lidhjes, ishte pak e mundimshme për mua sepse pamvarësisht nga sa i lartë apo i ulët është niveli im, unë jam në mes të njerëzve dhe akoma jam duke bërë diçka të qëllimshme—domethënë duke shpëtuar njerëzit—dhe zemra ime i është dedikuar shpëtimit të njerëzve. Por sa të qeta ishin mëndjet e tyre? Mëndjet e tyre ishin të qeta deri në një pikë të frikshme. Është e mundur për një njeri të arrijë një qetësi të tillë. Por me katër apo pesë vetë aty me qetësi të tillë—i ngjan një pellgu me ujë të qetë me asgjë tjetër brenda. Unë u përpoqa më kot t’i ndjej ata. Për ato disa ditë, unë me të vërtetë u ndjeva mendërisht shumë pa rehat dhe pata një ndjenjë të veçantë. Njerëzit e zakonshëm nuk munden në asnjë mënyrë ta imagjinojnë apo ndjejnë këtë; ishte plotësisht e paqëllimshme dhe bosh.

Nuk ka asnjë aktivitet mendor në kultivimin në nivele shumë të larta. Kjo ndodh sepse ndërsa ti ishe në stadin e hedhjes së themeleve, ai sistem themeli u krijua dhe kur kultivimi yt arrin një nivel të lartë, praktika kultivuese është plotësisht automatike dhe kjo është veçanërisht e vërtetë për sistemin tonë të kultivimit. Për sa kohë që ju vazhdoni të përmirësoni karakterin tuaj, gongu juaj do të rritet. Ju madje nuk do të keni nevojë as për ushtrime. Ushtrimet tona janë për të përforcuar mekanizmin automatik. Pse rrin njeriu pa lëvizur në meditim? Ai është plotësisht në një gjendje mosveprimi. Ju mund ta dini që Shkolla Tao mëson këtë apo atë ushtrim, të ashtuquajturat aktivitete mendore, apo udhëheqjen e mëndjes. Po ju them se sapo Shkolla Tao arrin përtej nivelit të qi-së, nuk ka asgjë dhe nuk përdor as këtë apo atë aktivitet mendor. Prandaj, disa njerëz të cilët kanë praktikuar një qigong tjetër nuk heqin dot dorë nga metodat e frymëmarrjes, aktivitetet mendore e të tjera si këto. Unë po u mësoj atyre diçka nga universiteti dhe ata gjithmonë më pyesin për gjërat e një nxënësi të shkollës fillore, si për shembull si të udhëheqin e përdorin aktivitetet mendore. Ata janë mësuar tashmë me atë mënyrë. Ata mendojnë se qigongu është i tillë, në fakt nuk është ashtu.

Aftësitë Supernormale dhe Fuqija Gongut

Shumë prej jush nuk janë të qartë rreth terminologjisë në qigong dhe disa njerëz shpesh ngatërrohen prej saj. Ata i marrin aftësitë supernormale si fuqi të gongut dhe anasjelltas. Gongu që ne arrijmë duke kultivuar karakterin dhe duke u asimiluar në karakteristikën e universit zhvillohet nga virtyti jonë. Ai përcakton lartësinë e nivelit të individit, lartësinë e fuqisë së gongut dhe Shkallën e Arritjes të kultivimit të dikujt. Ky është gongu më i rëndësishëm. Gjatë periudhës së kultivimit, çfarë situatash do të shfaqen tek një person? Ai mund të zhvillojë disa aftësi të pazakonshme dhe mbinatyrale që, shkurt, po i quajmë aftësi supernormale. Gongu që përmirëson nivelin e dikujt quhet, siç e thashë më parë, fuqi gongu. Sa më i lartë niveli i dikujt, aq më e madhe fuqia e gongut dhe aq më të fuqishme aftësitë supernormale të tij.

Aftësitë supernormale janë vetëm produkte dytësore të proçesit të kultivimit të personit; ato nuk përfaqësojnë as nivelin apo lartësinë e tij dhe as forcën e fuqisë së gongut të tij. Disa njerëz zhvillojnë më shumë aftësi supernormale ndërsa të tjerë zhvillojnë më pak. Për më tepër, aftësitë supernormale nuk janë diçka që mund të ndiqen si qëllimi kryesor i kultivimit. Vetëm kur njeriu është i vendosur që të praktikojë kultivim me të vërtetë mundet ai t’i zhvillojë ato; megjithatë, ato nuk duhet të trajtohen si qëllimi kryesor i kultivimit. Për çfarë i kultivon ti ato? A don t’i përdorësh para njerëzve? Ty të ndalohet në mënyrë absolute që t’i përdorësh ato sipas dëshirës para njerëzve. Kështu, sa më shumë i ndjek ti ato, aq më pak arrin. Kjo ndodh sepse po kërkon diçka me qëllim. Ndjekja me qëllim është dëshirë. Në praktikën kultivuese dëshirat janë ato që duhet të braktisen.

Shumë njerëz kanë arritur një nivel shumë të lartë në kultivim pa aftësi supernormale. Mjeshtri i ka mbyllur ato nga meraku se mos ata nuk e kontrollojnë veten dhe bëjnë gabime. Prandaj, ata nuk lejohen t’i përdorin aftësitë e tyre mbinatyrale. Ka plot njerëz të tillë. Aftësitë supernormale drejtohen prej mëndjes së njeriut. Dikush mund të jetë i paaftë ta kontrollojë veten në gjumë. Me një ëndërr të vetme ai mund ta kthejë qiellin e tokën përmbys në mëngjes dhe kjo nuk lejohet. Meqenëse praktika kultivuese kryhet në mes të njerëzve, ata me aftësi supernormale të mëdha zakonisht nuk lejohen t’i përdorin ato. Shumica e tyre janë të kyçura por kjo nuk është absolute. Ka plot njerëz që praktikojnë shumë mirë kultivim dhe mund ta përmbajnë veten mirë. Atyre ju lejohet të kenë disa aftësi supernormale. Përsa i përket këtyre njerëzve edhe sikur t’u kërkosh të demonstrojnë aftësitë e tyre supernormale, ata nuk do ta bënin atë në asnjë mënyrë; ata mund ta kontrollojnë veten.

Kultivimi i Anasjelltë dhe Marrja Hua e Gongut

Disa njerëz nuk kanë praktikuar asnjëherë qigong apo kanë mësuar pak gjëra në një klasë qigongu. Por ato janë për të shëruar sëmundje e mbajtur trupin në formë dhe nuk janë praktika kultivuese. Me fjalë të tjera, këta njerëz nuk kanë marrë kurrë mësim të vërtetë, megjithatë ata papritmas kanë gong brenda natës. Do flasim nga vjen ky lloj gongu. Ka disa lloje.

Njëri i përket kultivimit të anasjelltë. Çfarë është kultivimi i anasjelltë? Disa njerëz janë relativisht të shkuar në moshë dhe duan të praktikojnë kultivim. Është tepër vonë për ta të praktikojnë kultivim nga fillimi. Kur qigongu ishte në kulmin e popullaritetit të tij, ata gjithashtu dëshironin të praktikonin kultivim. Ata e dinin se me qigong ata mund të bënin të mira për njerëzit e tjerë dhe në të njejtën kohë do të mund të ngrinin nivelin e tyre. Ata kishin këtë dëshirë dhe donin të përmirësoheshin dhe praktikonin kultivim. Megjithatë, kur qigongu ishte popullor disa vite më parë, mjeshtërit e qigongut thjesht e përhapnin atë por askush në fakt nuk u mësonte njerëzve gjëra të niveleve të larta. Deri më sot, kur është fjala për mësim në publik të një qigongu të vërtetë të niveleve të larta, unë jam i vetmi person që po e bën këtë. Nuk ka njeri tjetër që po e bën këtë. Të gjithë njerëzit e kultivimit të anasjelltë ishin mbi pesëdhjetë vjeç, në një moshë relativisht të shkuar. Ata kishin cilësi të lindur shumë të mirë dhe kishin në trupat e tyre gjëra shumë të mira. Pothuajse të gjithë ishin të denjë për të qenë dishepuj apo pasardhës të këtyre mjeshtërve. Megjithatë këta persona ishin goxha të moshuar. Nëqoftëse dëshironin të praktikonin kultivim, nuk ishte një fjalë goje. Ku do ta gjenin ata një mjeshtër? Por sapo ata shprehnin dëshirën për të praktikuar kultivim dhe me këtë mendim në zemrër, ky mendim do të shkëlqente si flori dhe tundte botën e dhjetë drejtimeve. Njerëzit shpesh flasin për natyrën e Buddhës dhe kjo do ishte natyra e tyre e Buddhës që kish dalë në pah.

E parë nga një perspektivë e nivelit të lartë, kuptimi i jetës së njeriut nuk është për të qënë njeri. Meqënëse jeta e një individi është krijuar në hapësirën e universit, ajo është e asimiluar në Zhen-Shan-Ren (Ndershmëri-Mirësi-Tolerancë), karakteristikën e universit. Natyra e saj është e mirë dhe bamirëse. Megjithatë, pasi numri i jetëve rritet, formohen lidhjet shoqërore. Si pasojë, disa njerëz bëhen egoistë dhe të këqinj dhe nuk mund të qëndrojnë në nivele shumë të larta. Ata duhet të bien në nivele më të ulta ku ata përsëri bëhen të këqinj dhe duhet të bien akoma më poshtë në nivele të tjera. Kjo vazhdon derisa në fund ata bien në këtë nivel të njerëzimit. Me të rënë në këtë nivel, ata duhet të shkatërroheshin plotësisht. Megjithatë, nga zemërmirësia dhe mëshira e tyre Qëniet e Shumëlartësuara vendosën t’i japin njerëzimit një mundësi tjetër në këtë mjedis tepër të dhimbshëm; kështu ata krijuan këtë dimension.

Në dimensionet e tjera, njerëzit nuk kanë trupa të tillë. Ata mund të qendrojnë pezull në ajër dhe mund të zmadhohen apo zvogëlohen. Por në këtë dimension njerëzit pajisen me këtë lloj trupi, me trupat tanë fizikë. Me këtë trup, njeriu nuk mund të durojë kur trupi ka ftohtë, vapë, është i lodhur apo i uritur. Me një fjalë ai vuan. Kur ju jeni sëmurë, ju vuani. Njeriut i duhet të kalojë lindje, plakje, sëmundje dhe vdekje në mënyrë që ai të mund të ripaguajë borxhet karmike nëpërmjet vuajtjeve. Juve ju është dhënë një mundësi tjetër për të parë në mund të ktheheni në origjinë. Prandaj, qëniet njerëzore kanë rënë në këtë nivel mjergulle. Pasi ti ke rënë këtu poshtë, këta palë sy janë krijuar për ty me qëllim që ti të mos mund të shohësh dimensionet e tjera dhe të vërtetën e materies. Nëqoftëse ti mund të kthehesh në origjinë, do të shohësh se vuajtjet më të hidhura janë gjithashtu dhe më të çmuarat. Në mënyrë që të kthehesh në origjinën tënde duke praktikuar kultivim në mjergull dhe nëpërmjet zgjimit ndaj kuptimit të brendshëm të gjërave, do të ketë vështirësi të shumta; kështu njeriu mund të arrijë shpejt. Nëqoftëse ti bëhesh i keq, jeta jote do të eliminohet. Prandaj, për jetët e larta, qëllimi i jetës së njeriut nuk është për të qenë njeri por për t’u kthyer në origjinë, në veten e tyre të vërtetë. Një njeri i zakonshëm nuk mund ta kuptojë këtë. Një njeri i zakonshëm është veçse një njeri i zakonshëm në shoqërinë njerëzore, një njeri që mendon si të eci përpara e jetojë mirë. Sa më mirë të jetojë, aq më tepër egoist bëhet ai; sa më tepër që don të ketë, aq më shumë i largohet karakteristikës së universit. Atëhere ai shkon drejt shkatërrimit.

E parë nga një nivel i lartë, ndërsa ju mund të mendoni se po avanconi përpara, ju në fakt po ecni mbrapsht. Njerëzimi mendon se po zhvillon shkencë dhe po bën përparime; në fakt po ndjek vetëm ligjin e universit. Mjeshtri Zhang Guo, një nga Tetë Shenjtorët Taoistë, i jepte gomarit mbrapsht. Pak njerëz e dinin pse ai i jepte gomarit mbrapsht. Ai zbuloi se të ecësh përpara do të thotë të ecësh mbrapsht, kështu ai i jepte gomarit në anën e kundërt. Prandaj, sapo njerëzit duan të praktikojnë kultivim, Qëniet e Shumëlartësuara do e vlerësonin këtë zemër së tepërmi dhe do t’i afronin ndihmë pa kursim. Është pikërisht e njejta gjë për praktikuesit që janë këtu sot. Nëqoftëse ju dëshironi të praktikoni kultivim, unë mund t’ju ndihmoj juve pa kushte. Megjithatë kjo nuk mund të bëhet nëqoftëse ju doni të shëroni sëmundjet e të largoheni si njerëz të zakonshëm dhe unë nuk do të mund t’ju ndihmoj dot. Pse ndodh kështu? Për shkak se ju doni të mbeteni një njeri i zakonshëm dhe njerëzit e zakonshëm duhet të kalojnë përmes lindjes, plakjes, sëmundjeve dhe vdekjes—kjo duhet të mbetet kështu. Çdo gjë ka shkaqet e veta karmike tek të cilat nuk mund të ndërhyhet. Jeta juaj në fillim nuk përmbante praktikë kultivuese, por tani ju dëshironi të praktikoni kultivim. Për pasojë, jeta juaj e ardhshme duhet të riorganizohet dhe kështu lejohet që ta pastrojmë trupin tuaj.

Sapo një person dëshiron të praktikojë kultivim dhe kjo dëshirë shfaqet, Qëniet e Shumëlartësuara e shikojnë atë dhe do e konsiderojnë si shumë të çmuar. Por si mund ta ndihmojnë ato këtë person? Ku mund të gjejë ai një mjeshtër? Aq më tepër, ai është mbi pesëdhjetë vjeç. Qëniet e Shumëlartësuara nuk mund ta mësojnë këtë person. Kjo ndodh sepse po të shfaqeshin ato dhe t’i mësonin këtij personi Ligjin dhe ushtrimet, ato do të nxirrnin sekretet qiellore; atyre do t’u duhej të zbrisnin vetë këtu. Njerëzit bien në mjergull sepse kanë kryer vepra të këqija dhe kështu duhet të praktikojnë kultivim dhe vazhdimisht të lartësohen shpirtërisht në mjergull. Për pasojë, Qëniet e Shumëlartësuara nuk mund t’a mësojnë atë. Nëqoftëse një Buddha shfaqet këtu para syve të njerëzve dhe u mëson njerëzve Ligj dhe ushtrime, edhe ata me mëkate të pafalshme do të vinin për të mësuar. Të gjithë do të besonin. Atëhere çfarë mbetet për njerëzit që të ndriçohen shpirtërisht duke i kuptuar gjërat në mjergull? Çështja e ndriçimit shpirtëror nuk do ekzistonte më. Meqenëse njerëzit kanë rënë vetë në mjergull, ata duhet të eliminohen. Juve ju është dhënë një mundësi tjetër për t’u kthyer nga mjergulla në origjinë. Nëqoftëse mundet të kthehesh në origjinë, ti ke arritur qëllimin. Po nuk arrite të kthehesh, ti do të vazhdosh në ciklin e ringjalljes ose do të eliminohesh.

Njeriu e zgjedh vetë rrugën e tij. Çfarë ndodh kur dikush dëshiron të praktikojë kultivim? Ata gjetën një mënyrë. Qigongu ishte shumë popullor në atë kohë dhe kjo ishte gjithashtu si rezultat i një ndryshimi në klimën kozmike. Në mënyrë që të kooperohej me këtë klimë kozmike, Qëniet e Shumëlartësuara i dhanë këtij personi gong në masë proporcionale me nivelin e tij të karakterit nëpërmjet një tubi. Si një rrubinet uji, energjia vinte kur ai hapesh. Nëqoftëse personi donte të lëshontë gong, gongu dilte. Ai vetë nuk mund të lëshonte gong, sepse ai nuk e kish gongun e vet. Ndodhte kështu. Ky quhet “kultivim i anasjelltë” dhe personi e përfundon kultivimin nga më e larta tek më e ulta.

Ne normalisht praktikojmë kultivim nga më e ulta tek më e larta deri në Çbllokimin e Gongut apo mbarimin e kultivimit. Kultivimi i anasjelltë ishte për ata të moshuar të cilët nuk kishin kohë të mjaftueshme të praktikonin kultivim nga më e ulta në më të lartën. Kështu do të ishte më e shpejtë nëqoftëse ata praktikonin nga më e larta tek më e ulta. Ky ishte një fenomen që u krijua në atë kohë. Ky person duhet të kishte nivel shumë të lartë karakteri dhe atij i ishte dhënë energjia ne bazë të meritës së nivelit të tij të karakterit. Pse bëhej kështu? Sepse duhet të kooperohej me klimën kozmike të asaj kohe. Kur ky person kryente një vepër të mirë, në të njejtën kohë ai mund të vuante. Kjo ndodhte ngaqë në mes të njerëzve të zakonshëm, dëshirat njerëzore do të ndërhyjnë. Kur ai shëronte sëmundjen e një pacienti, pacienti mund të mos ja dinte për nder. Kur ai trajtonte pacientin, ai mund t’i kish hequr shumë gjëra të këqija trupit të tij. Megjithëse ai e kishte shëruar këtë pacient deri në atë shkallë, mund të mos kishte ndryshime të dukshme në atë kohë. Kështu pacienti nuk do të ishte i kënaqur. Në vend që t’i shprehte mirënjohje, ai mund ta akuzonte atë për mashtrim. Me këto probleme, ai do të kalonte vështirësi psikologjike në këtë mjedis. Qëllimi i dhënies së energjisë atij ishte që ta aftësonte atë të praktikonte kultivim dhe të ngrinte nivelin e tij. Ndërsa kryente vepra bamirëse, ai do të zhvillonte aftësitë e tij supernormale dhe do të krijonte gongun e vet. Megjithatë, disa njerëz nuk e kuptonin këtë parim. A nuk thashë unë më lart se askush nuk mund t’i mësonte këtij personi Ligjin? Nëqoftëse personi do mund ta kuptonte, ai do e merrte vesh. Është çështje ndriçimi shpirtëror. Nëqoftëse personi nuk do mund ta kuptonte, nuk mund të bëhesh asgjë.

Kur disa njerëz merrnin energji, një natë ata do të ndjenin papritmas shumë të nxehtë gjatë gjumit dhe nuk do duronin dot as mbulesat. Pasi të zgjoheshin në mëngjes, ata do të kishin shok elektrik nga prekja e çfarëdo lloj gjëje. Ata e dinin se kishin marrë energji. Kur dikush kishte dhimbje diku në trup, ata mund ta lehtësonin atë me duar dhe kjo jepte rezultat të mirë. Që nga ai moment ata e dinin se kishin energji. Kështu ata u bënë mjeshtër qigongu dhe vendosën tabela. Ata e quajtën veten mjeshtër qigongu dhe filluan të ushtrojnë zanatin. Në fillim ky person ishte shumë i mirë. Kur ai shëronte sëmundjet për njerëzit, ata i jepnin atij para apo dhurata të tjera—të gjitha këto ai i kthente mbrapsht apo refuzonte t’i merrte. Megjithatë ky person nuk mund t’i shpëtonte korruptimit të madh të njerëzve të zakonshëm. Meqenëse këta persona të kultivimit të anasjelltë nuk kishin kaluar nëpërmjet kultivimit të vërtetë të karakterit, ishte shumë e vështirë për ta që të silleshin mirë. Gradualisht, ky person do të pranonte dhurata të vogla. Më pas, ai do të pranonte dhe dhurata të mëdha. Në fund ai do të ofendohej kur dhuratat ishin të vogla. Së fundi, ai do thosh, “Pse më jepni kaq shumë gjëra? Më jepni para!” Ai nuk do kënaqej kur t’i jepnin pak para. Duke dëgjuar lavdërimet e njerëzve se sa i zoti ishte, ai do fillonte të mos respektonte mjeshtërit e qigongut nga shkollat e vërteta. Kur dikush fliste keq për të, ai do zemërohej. Dëshira e këtij personi për famë dhe interes personal do të fillonte të zhvillohej. Ai do e konsideronte veten më të aftë se të tjerët dhe të jashtëzakonshëm. Ai gabimisht mendonte se i ishte dhënë energjia që të bëhesh mjeshtër qigongu dhe të bënte pasuri, ndërsa në fakt iu dha që të praktikonte kultivim. Me zhvillimin e dëshirave për famë e fitim, karakteri i këtij personi aktualisht do të zbriste.

Unë kam thënë se niveli i gongut të një personi është sa dhe niveli i tij i karakterit. Kur niveli i karakterit të tij bie, atëhere ai nuk do pajiset më me aq shumë gong sepse ai duhet të jepet në përshtatje me nivelin e karakterit. Niveli i gongut është aq i lartë sa dhe niveli karakterit. Sa më shumë që dikush të jetë i dhënë pas famës e interesit personal, aq në nivel më të ulët bie ky person në mes të njerëzve. Për pasojë dhe gongu i tij do të zbresë. Së fundi, kur personi të ketë rënë plotësisht në fund, atij nuk do i jepet më gong. Ky person nuk do ketë më gong. Disa vite më parë kishte disa nga këta njerëz dhe më shumë ishin gra mbi pesëdhjetë vjet në moshë. Megjithëse ju mund të kishit parë një grua të moshuar duke praktikuar qigong, ajo nuk kishte marrë kurrë mësim të vërtetë. Ajo mund të kishte mësuar në një klasë qigongu disa lëvizje për shërim e mirëmbajtje trupi. Një ditë, ajo papritmas ka gong. Sapo karakteri i saj bie apo nëqoftëse dëshirat e saj për famë dhe interes personal zhvillohen, niveli i saj do të bjerë. Kështu ajo do të përfundojë pa emër dhe gongu i saj do të zhduket. Sot ka plot nga këta njerëz të kultivimit të anasjelltë niveli i të cilëve ka rënë. Vetëm pak prej tyre kanë mbetur. Përse? Ajo grua nuk e dinte që gongu i ishte dhënë që të praktikonte kultivim dhe ajo gabimisht mendoi se i ishte dhënë për të bërë pasuri e fituar famë dhe për t’u bërë mjeshtre qigongu. Në fakt, ishte që ajo të praktikonte kultivim.

Çfarë është “marrja hua e gongut”? Nuk ka kufi moshe për këtë, por ka një kërkesë: Personi duhet të ketë karakter të mirë. Ky person e din se qigongu mund të aftësojë dikë të praktikojë kultivim dhe ai gjithashtu dëshiron të praktikojë kultivim. Ai e ka praktikën kultivuese në zemër por ku mund të gjejë ai një mjeshtër? Disa vjet më parë kishte me të vërtetë mjeshtër qigongu të vërtetë. Megjithatë, ajo që mësonin ata ishte diçka vetëm për shërim dhe mbajtje të trupit në formë. Askush nuk përhapte qigong të nivelit të lartë dhe as që mund ta bënin ata këtë.

Me që po flasim për marrje hua të gongut, unë do diskutoj dhe një çështje tjetër. Përveç Shpirtit Kryesor (zhu yuanshen), njeriu ka dhe Shpirtin Ndihmës (fu yuanshen). Disa njerëz kanë një, dy, tre, katër apo pesë Shpirtra Ndihmës. Gjinia e Shpirtit Ndihmës mund të mos jetë e njejtë me atë të personit. Disa janë meshkuj dhe disa janë femra, ata janë të ndryshëm. Në fakt, gjinia e Shpirtit Kryesor gjithashtu mund të mos jetë e njejtë me atë të trupit fizik të njeriut, sepse ne kemi parë që tani shumë meshkuj kanë Shpirtra Primordialë femërorë, ndërsa shumë femra kanë Shpirtra Primordialë mashkullorë. Kjo përputhet plotësisht me klimën kozmike që siç e përshkruan Shkolla Tao, yin dhe yang janë me pole të kundërta me yin në ngjitje dhe yang në rënie.

Shpirti Ndihmës i personit normalisht vjen nga një nivel më i lartë sesa Shpirti Kryesor. Veçanërisht për disa njerëz, Shpirti i tyre Ndihmës vjen nga një nivel shumë i lartë. Shpirti Ndihmës nuk është shpirt i keq, sepse ai lind me ty në të njejtën kohë nga nëna jote, ka të njejtin emër me ty dhe është pjesë e trupit tënd. Normalisht, kur njerëzit mendojnë për diçka apo bëjnë diçka, është Shpirti Kryesor ai që e ka në dorë të marrë vendimet. Shpirti Ndihmës kryesisht përpiqet me të gjitha mënyrat për të parandaluar Shpirtin Kryesor që ai të mos kryejë veprime të këqija. Megjithatë, kur Shpirti Kryesor është shumë kokëfortë, Shpirti Ndihmës nuk mund të ndihmojë. Shpirti Ndihmës nuk gënjehet nga shoqëria njerëzore ndërsa Shpirti Kryesor gënjehet lehtas.

Disa Shpirtra Ndihmës vijnë nga nivele shumë të larta dhe ka mundësi të jenë afër arritjes së Shkallës së Duhur në kultivim. Shpirti Ndihmës dëshiron të praktikojë kultivim, por nuk mund të bëjë gjë nëqoftëse Shpirti Kryesor nuk dëshiron ta bëjë këtë. Kur qigongu ishte shumë popullor, një ditë Shpirtri Kryesor gjithashtu shpreh dëshirën për të praktikuar qigong. Mendimi i kultivimit drejt niveleve të larta ishte sigurisht shumë i pastër dhe i thjeshtë; personi nuk kish dëshirë për gjëra të tilla si famë dhe përfitim personal. Kjo do ta ngazëllente Shpirtin Ndihmës, “Unë dua të praktikoj kultivim, por unë nuk vendos dot. Tani ti dëshiron të kultivosh dhe kjo është pikërisht ajo që dua dhe unë.” Megjithatë ku mund të gjente personi një mjeshtër?  Shpirti Ndihmës ishte shumë i aftë dhe mund të linte trupin për të gjetur Qënien e Shumëlartësuar që njihte nga një jetë e mëparshme. Meqenëse disa Shpirtra Ndihmës vinin nga nivele shumë të larta, ata mund të linin trupin. Pasi arrinte atje lart, ai shprehte dëshirën e tij për kultivim dhe për të marrë gong hua. Qëniet e Shumëlartësuara do e pëlqenin idenë dhe sigurisht do t’i afronin ndihmë për kultivim. Kështu Shpirti Ndihmës do të marrte hua ca gong. Normalisht, ky gong është energji rrezatuese e sjellë nëpërmjet një tubi. Disa lloje energjish të marra hua vijnë gjithashtu në forma dhe normalisht përmbajnë aftësi supernormale.

Në këtë mënyrë, ky person mund të kishte në të njejtën kohë edhe aftësi supernormale. Personi, siç e përshkruajta, do të ndjente shumë nxehtësi një natë në gjumë. Kur të zgjohej në mengjes ai do të kishte energji. Ai pësonte shok elektrik kudo ku vendoste dorën. Nga vinte energjia? Ai nuk ishte i sigurtë. Ai kishte vetëm një ide të përafërt se i erdhi nga hapësira e universit. Por ai nuk e dinte me saktësi si i erdhi. Shpirti Ndihmës nuk do t’i tregonte atij, sepse ishte Shpirti Ndihmës i cili praktikonte kultivim. Ai vetëm din që kish marrë energji.

Zakonisht nuk kishte kufi moshe për njerëzit që merrnin energji hua dhe kishte relativisht më shumë të rinj. Prandaj, disa vjet më parë kishte gjithashtu disa persona në moshën njëzet dhe tridhjetë vjeç të cilët dolën në publik. Kishte edhe disa të moshuar. Ishte më e vështirë për një të ri të sillet mirë. Mbase ty do të ishte dukur ky person shumë i mirë, pa interes për famë dhe interes personal, në kohën kur nuk kishte shumë aftësi të shoqërisë njerëzore. Me t’u bërë i mirënjohur, fama dhe përfitimi do t’i ndërhynin me lehtësi. Ai mund të mendonte se akoma kishte një rrugë të gjatë në jetë dhe akoma donte të bënte përpjekje për të arritur disa qëllime njerëzore. Kështu, me të zhvilluar aftësi supernormale dhe disa aftësi të tjera, ai do t’i përdorte ato si mjete për të realizuar qëllimet e tij personale në shoqërinë njerëzore. Por ato nuk do të vepronin sepse nuk lejohet që të përdoren në këtë mënyrë. Sa më shumë që i përdorte ai ato, aq më pak energji ai kishte. Së fundi, ai do të përfundonte me asgjë. Ka akoma shumë individë nivelet e të cilëve kanë rënë në këtë mënyrë. Unë kam konstatuar që tani nuk ka mbetur më asnjë.

Dy rastet që sapo diskutova lidhen me energjinë që merrej nga njerëz me karakter relativisht të mirë. Kjo energji nuk ishte zhvilluar nëpërmjet praktikës së tyre kultivuese. Ajo vinte nga Qëniet e Shumëlartësuara dhe kështu energjia në thelb ishte e mirë.

Zotërimi nga Shpirtrat apo Kafshët

Shumë nga ju mund të kenë dëgjuar në komunitetin e kultivuesve historira se si kafshë si dhelprat, nuselalet, fantazmat apo gjarpërinjt kanë zotëruar trupa njerëzish. Çfarë janë këto? Disa njerëz flasin për zhvillimin e aftësive supernormale nëpërmjet praktikës së qigongut. Në fakt, aftësitë supernormale nuk zhvillohen; përkundrazi ato janë aftësi njerëzore të lindura. Vetëm se me përparimin e shoqërisë njerëzore, njerëzit përqendrohen më shumë në gjërat e prekshme të botës fizike, duke u bërë kështu akoma më të varur nga mjetet moderne. Për rrjedhojë, aftësitë tona të lindura njerëzore po bëhen gjithnjë e më të atrofizuara e së fundi kanë arritur pikën e zhdukjes së plotë.

Në mënyrë që të ketë aftësi supernormale, njeriu duhet t’i zhvillojë ato nëpërmjet praktikës kultivuese dhe të kthehet në origjinë, në veten e tij të vërtetë. Por një kafshë nuk ka këtë mëndje të sofistikuar, kështu ajo lidhet me karakteristikën e universit nëpërmjet instinktit të vet primordial. Disa njerëz pretendojnë se kafshët mund të praktikojnë kultivim, që dhelprat dinë si të kultivojnë dan, apo që gjarpërinjtë dinë si të praktikojnë kultivim etj. Këto kafshë nuk dinë si të praktikojnë kultivim. Në fillim, edhe ato nuk dinë aspak çfarë është kultivimi. Ato vetëm kanë instinktin primordial. Më pas, në kushte dhe situata të veçanta, aftësitë e tyre të lindura mund të marrin efekt pas një periudhe kohe të gjatë. Ato mund të marrin energji dhe zhvillojnë aftësi supernormale.

Në këtë mënyrë, kjo kafshë do të ketë disa aftësi. Në të kaluarën, thuhej se një kafshë ishte bërë shumë dinake dhe me disa aftësi. Në sytë e njerëzve, kafshët janë kaq të frikshme sa ato mund të manipulojnë njerëzit me lehtësi. Në fakt, unë them që ato nuk janë të frikshme dhe nuk janë asgjë para një praktikuesi të vërtetë. Megjithëse ti mund të gjesh ndonjë që ka praktikuar kultivim për se një mijë vjet, edhe gishti i vogël mjafton ta zhdukë atë. Ne kemi thënë se kafshët kanë këtë instinkt primordial dhe ato mund të kenë disa aftësi. Megjithatë, ka një parim në universin tonë: Kafshët nuk lejohen të përfundojnë kultivim. Prandaj, të gjithë juve mund të lexoni në libra të vjetër që një herë në disa qindra vjet, kafshët vriten në një katastrofë të madhe apo në ndonjë fatkeqësi. Pas një periudhë kohe, kafshët do të zhvillojnë energji dhe duhet të vriten apo goditen nga rrufetë, etj. Atyre u ndalohet të praktikojnë kultivim sepse ato nuk kanë natyrë njerëzore të lindur; ato nuk mund të praktikojnë kultivim si qëniet njerëzore sepse ato nuk kanë cilësi njerëzore. Nëqoftëse ato arrijnë të kultivojnë, ato përfundojnë në djaj. Kështu ato nuk lejohen t’ja arrijnë në kultivim. Përndryshe, ato do të vriten nga Qielli. Edhe ato e dinë këtë mirë. Por siç e kam thënë, shoqëria njerëzore është tani në degjenerim të madh dhe disa njerëz kryejnë të gjitha llojet e mëkateve. Në këtë fazë a nuk është shoqëria njerëzore në rrezik?

Gjërat kanë për të kthyer për mirë pasi kanë arritur kulmin! Ne kemi konstatuar se sa herë që shoqëritë njerëzore shkatërroheshin në periudha të ndryshme parahistorike, kjo ndodhte gjithmonë kur njerëzimi ishte korruptuar moralisht në kulm. Në kohën tonë, dimensioni i banuar nga qëniet njerëzore si dhe shumë dimensione të tjera janë të gjitha në një situatë të rrezikshme. E njejta gjë është e vërtetë me dimensione të tjera në këtë nivel; shpirtrat apo kafshët zotëruese gjithashtu vrapojnë të shpëtojnë dhe duan të ngjiten në nivele më të larta. Ato mendojnë se duke u ngjitur në nivele më të larta ato mund të shpëtojnë. Megjithatë si mund të jetë kaq e lehtë? Në mënyrë që të praktikojë kultivim, dikush duhet të ketë trup njeriu. Prandaj, kjo është njëra nga arësyet pse disa praktikues qigongu janë zotëruar nga shpirtra dhe kafshë.

Disa njerëz mund të mendojnë, “Përderisa ka kaq shumë Qënie të Shumëlartësuara dhe mjeshtër të niveleve të larta, pse nuk e zgjidhin ata këtë çështje?” Ekziston një parim tjetër në universin tonë: Nëqoftëse ti ndjek apo dëshiron diçka, të tjerët nuk duhet të ndërhyjnë. Këtu, ne po ju mësojmë të gjithëve të ndjekin rrugën e virtytshme dhe në të njejtën kohë ne po ju shpjegojmë Ligjin me themel që t’ju lejojmë të lartësoheni shpirtërisht vetë. Është puna juaj në dëshironi ta mësoni atë. Mjeshtri ju çon deri tek porta dhe e keni në dorë ju vetë të praktikoni kultivim. Askush nuk do t’ju detyrojë të praktikoni kultivim. Është puna juaj në praktikoni kultivim. Me fjalë të tjera, askush nuk do të ndërhyjë në cilën rrugë ti vetë merr, apo në atë që ti përpiqesh të arrish. Ne vetëm mund t’i këshillojmë njerëzit të bëhen të mirë.

Megjithëse ju njihni disa njerëz që praktikojnë qigong, energjia e tyre në fakt vjen nga shpirtrat zotërues dhe kafshët. Si e merr dikush shpirtin apo kafshën zotëruese? Sa praktikues qigongu në gjithë vendin kanë shpirt apo kafshë zotëruese në trupat e tyre? Po të tregoja numrin, shumë njerëz do të tmerroheshin aq shumë sa nuk do të praktikonin qigong. Numri është tmerrësisht i madh! Pra pse ndodh kjo situatë? Këto gjëra po shkaktojnë shqetësime dhe në shoqërinë njerëzore. Pse po bëhet ky kaq fenomen serioz? Kjo shkaktohet dhe nga vetë njerëzit përderisa njerëzimi është në degjenerim dhe djajtë janë kudo. Veçanërisht, të gjithë ata mjeshtër qigongu që janë të rremë kanë shpirtra dhe kafshë zotëruese në trupat e tyre dhe po i transmetojnë ato me mësimet e tyre. Gjatë gjithë historisë njerëzore, kafshëve ju është ndaluar të zotërojnë njerëzit. Kur e bënin këtë, ato vriteshin; kushdo që e shihte këtë nuk do e lejonte. Megjithatë, në shoqërinë tonë sot, disa njerëz u luten atyre për ndihmë, i duan ato dhe u falen atyre. Disa njerëz mund të mendojnë. “Unë nuk po kërkoja këtë!” Ti nuk kërkoje atë, por ti kërkoje aftësi supernormale. A do të t’i jepte ty ato një Qënie e Shumëlartësuar nga një praktike e virtytshme kultivuese? Përndjekja e qëllimshme është një dëshirë e njerëzve të zakonshëm dhe kjo dëshirë duhet të hiqet. Pra kush ti jep ty ato? Vetëm djajtë nga dimensione të tjera dhe kafshët e ndryshme mund të t’i japin ty ato. A nuk është kjo njësoj sikur ti të kërkosh zotërim nga shpirtrat apo kafshët? Pastaj, ato do të vinë.

Sa njerëz praktikojnë qigong me mendime të mira? Praktika qigongut kërkon që personi të vlerësojë virtytin, të kryejë vepra të mira dhe të jetë dashamirës. Ai duhet të sillet në këtë mënyrë në çdo gjë dhe në të gjitha llojet e rrethanave. Pamvarësisht në praktikojnë qigong në park apo shtëpi, sa njerëz mendojnë në këtë mënyrë? Askush nuk e di çfarë lloj qigongu praktikojnë disa njerëz. Ndërsa është duke praktikuar dhe duke përkulur trupin, personi mërmërit, “Oh, nusja ime nuk më respekton.” “Vjehrra ime është kaq e keqe!” Disa njerëz madje komentojnë çdo gjë—nga vendi punës deri tek punët e qeverisë. Nuk ka gjë që ata nuk do e përflasin dhe zemërohen keqas kur diçka nuk u shkon me mënyrën e tyre të mendimit. A do e quanit ju këtë praktikë qigongu? Akoma më keq, një person i tillë praktikon një ushtrim aty me këmbët që i dridhen nga lodhja. Megjithatë mëndja e tij nuk është e qetë: “Sot gjërat janë kaq të shtrenjta dhe çmimet po rriten. Ndërmarrja nuk më paguan dot më. Pse nuk po zhvilloj dot disa aftësi supernormale nga praktika qigongut? Po zhvillova aftësi supernormale, edhe unë do të bëhem mjeshtër qigongu dhe do të bëhem i pasur. Unë mund të shihja pacientë dhe të bëja para.” Sapo të shikojë që të tjerët kanë zhvilluar aftësi supernormale, ai bëhet akoma më me padurim. Ai do shkojë pas aftësive supernormale duke ndjekur Syrin Qiellor dhe aftësinë për të shëruar sëmundje. Pa mendojeni të gjithë: Sa larg është kjo nga Zhen-Shan-Ren (Ndershmëri-Mirësi-Tolerancë), karakteristika e universit tonë! Kjo shkon plotësisht në drejtim të kundërt me të. Që ta themi seriozisht, ky person praktikon kultivim të lig! Megjithatë ai e bën këtë pa e ditur. Sa më shumë që mendon ai në këtë mënyrë, aq më e keqe bëhet mëndja e tij. Ky person nuk e njeh Ligjin dhe nuk e njeh vlerën e virtytit. Pastaj ai mendon se mund të zhvillojë energji vetëm duke bërë ushtrimet dhe se ai mund të arrijë çfarë të dojë nëpërmjet përndjekjes së qëllimshme. Kështu mendon ky person.

Është pikërisht për shkak të qëllimeve të këqija të personit që ai i sjell vetes gjëra të këqija. Por një kafshë e sheh këtë: “Ky person dëshiron të bëjë pasuri nëpërmjet praktikës së qigongut. Ai tjetri don të bëhet i famshëm dhe të ketë aftësi supernormale. Për be, trupi i tij nuk ka të sharë dhe gjithashtu përmban shumë gjëra të mira. Por mëndjen e ka me të vërtetë të keqe dhe ndjek aftësitë supernormale! Ai mund të ketë një mjeshtër, por edhe sikur të ketë mjeshtër, unë nuk kam frikë.” Kafsha e din që një mjeshtër nga një praktikë kultivuese e vërtetë nuk do t’i japë atij individi aftësi supernormale kur të shohë që ai i ndjek ato në atë mënyrë. Sa më shumë që ai i ndjek ato, aq më pak do t’i japë atij mjeshtri i tij, sepse është pikërisht kjo dëshirë që duhet të hiqet. Sa më shumë që ai mendon në këtë mënyrë, aq më pak aftësi supernormale ai merr dhe aq më e pamundur bëhet që ai ta kuptojë këtë. Sa më shumë që ai i ndjek ato, aq më e keqe bëhet mëndja e tij. Së fundi, pasi të shohë që ky person nuk ka më shpresë, mjeshtri i tij do e lërë atë duke psherëtirë dhe nuk do kujdeset më për të. Disa njerëz nuk kanë mjeshtër dhe me siguri që kanë ndonjë mjeshtër kalimtar që kujdeset për ta, sepse ka plot Qënie të Shumëlartësuara në dimensione të ndryshme. Një Qënie e Shumëlartësuar mund të tregojë interes për një person dhe ta ndjekë atë për një ditë. Më pas qenia e lartë mund ta lërë atë pasi të shohë që ai nuk është i mirë. Ditën tjetër një qënie tjetër e lartë mund të kalojë aty pranë dhe ai do të largohet pasi të zbulojë që ky individ nuk është i mirë.

Kafsha e din që si të jetë ndonjë mjeshtër apo si të jetë ndonjë mjeshtër kalimtar, mjeshtri nuk do t’i japë atij ato që ai ndjek. Meqenëse kafshët nuk janë në gjendje të shohin dimensionet ku rrinë Qëniet e Shumëlartësuara, ato nuk kanë frikë dhe ato përfitojnë nga një hallkë e dobët: ekziston një parim në universin tonë që normalisht njerëzit e tjerë nuk mund të ndërhyjnë në çfarëdo që personi ndjek dhe në atë që ai dëshiron për veten. Kafsha përfiton nga kjo hallkë e dobët —“Nëqoftëse ai dëshiron diçka, unë do t’ja jap. Nuk është gabim për mua t’a ndihmoj atë, apo jo?” Kafsha do t’ja japë atij. Në fillim, kafsha nuk guxon ta  zotërojë atë dhe do t’i japë në fillim energji që ta provojë. Një ditë papritmas personi do të ndjejë energjinë që ka kërkuar dhe po ashtu mund të shërojë sëmundje. Me të parë që kjo po funksionon, kafsha do e përdorë këtë si prelud muzikor para se të fillojë shfaqja e vërtetë, “Përderisa ai e don këtë, unë do t’i ngjitem në trup. Në këtë mënyrë unë mund t’i jap atij më shumë gjëra dhe ta bëj këtë më me lehtësi. A nuk dëshiron ai Syrin Qiellor? Tani unë do t’i jap atij çdo gjë.” Kështu do e zotërojë atë.

Ndërsa mëndja e këtij person mendon për të marrë gjëra, Syri i tij Qiellor hapet dhe ai gjithashtu mund të lëshojë energji me disa aftësi të vogla supernormale. Ai gëzohet shumë dhe mendon se më në fund ai ka arritur atë që kërkonte nëpërmjet praktikës. Në fakt, ai nuk ka arritur asgjë nëpërmjet praktikës së tij. Ai mendon se mund të shikojë përmes trupit të njeriut dhe të zbulojë ku qëndron sëmundja në trupin e dikujt. Në fakt, Syri i tij Qiellor nuk është hapur aspak; është ajo kafsha që kontrollon mëndjen e tij. Kafsha reflekton çfarë sheh me sytë e vet në trurin e tij, kështu ai mendon se është hapur Syri i tij Qiellor. “Don të lëshosh gong? Jepi.” Kur ai nxjerr dorën për të lëshuar energjinë, kafsha gjithashtu zgjat putrën e vet nga mbrapa. Sapo ai lëshon energjinë, gjuha e mprehtë do dalë nga koka e gjarprit për të lëpirë pjesën e sëmurë apo pjesën e enjtur të pacientit. Ka plot raste të tilla dhe këta persona të gjithë kanë marrë zotërim shpirti apo kafshe nga përndjekjet e tyre.

Kështu ky person i përndjek gjërat, shkon pas pasurisë dhe famës dhe arriti aftësi supernormale. Ai mund të trajtojë sëmundje dhe Syri i tij Qiellor mund të shikojë gjëra. Kjo e bën atë shumë të lumtur. Kafsha e shikon këtë, “a nuk don ti të bësh pasuri? Shkëlqyeshëm, do të të lejoj të bësh para.” Është shumë e lehtë të manipulosh mëndjen e një personi të zakonshëm. Kafsha mund të bëjë shumë njerëz, plot prej tyre, të vijnë tek ai për trajtim. Për be, ndërsa ai trajton një sëmundje këtu, kafsha i bën reporterët e gazetave të vënë reklama në gazeta atje. I manipulon njerëzit e zakonshëm të bëjnë këto gjëra. Nëqoftëse një pacient nuk i paguan atij para sa duhet, nuk lejohet; kafsha do e bëjë pacientin me dhimbje koke. Pra njerëzit duhet t’i paguajnë atij shumë para. Ai ka arritur si famë ashtu dhe pasuri me paratë e bëra dhe famën e rritur. Ai gjithashtu është bërë tashmë mjeshtër qigongu. Normalisht, një person i tillë nuk vlerëson karakterin dhe guxon të thotë çdo gjë. Ai do e konsiderojë veten më të mirë se çdo person në Qiell, duke guxuar të pretendojë se ai është Nëna Mbretëreshë apo Perandori Gurçmuar i ringjallur. Ai madje do të guxojë ta quajë veten Buddhë. Ngaqë ai nuk ka kaluar në kultivim karakteri, ai ndjek aftësitë supernormale në praktikë. Për pasojë, ai i sjell vetes zotërim nga shpirtrat apo kafshët.

Disa njerëz mund të mendojnë, “E ç’të keqe ka këtu? Ja vlen për aq kohë sa mund të bëhen para dhe pasuri dhe të rrisë famën.” Shumë njerëz mendojnë në këtë mënyrë. Më lejoni t’ju them të gjithëve se kafsha ka në fakt qëllimin e vet dhe nuk do t’ju japë gjë pa ndonjë qëllim. Ky univers ka një parim: “pa humbje nuk ka fitim”. Çfarë merr ajo? A nuk e diskutova unë këtë çështje? Don të marrë esencën në trupin tuaj kështu që mund të kultivojë një formë njerëzore dhe mbledh esencën njerëzore nga trupi personit. Trupi i njeriut ka vetëm këtë masë esence. Nëqoftëse dikush dëshiron të praktikojë kultivim, ekziston vetëm kjo masë. Po e lejove kafshën që ta marrë atë, harroje praktikën kultivuese. Si do mund të praktikosh kultivim ti? Ty nuk të ka mbetur gjë dhe nuk mund të praktikosh kultivim aspak. Disa njerëz mund të pretendojnë: “Unë nuk dua të praktikoj kultivim dhe vetëm dua të bëj para. Për sa kohë të kem para, jam në rregull. Kush don t’ja dijë!” Po ju them se ju mund të doni të bëni pasuri, por nuk do të mendoni kështu kur t’ju them arsyen. Pse? Nëqoftëse e lë trupin tuaj herët, do t’i ndjeni gjymtyrët tuaj shumë të dobët. Më pas, do mbeteni kështu për gjithë jetën sepse ka marrë shumë nga esenca juaj. Nëqoftëse e lë trupin tuaj vonë, ti do mbetesh i paralizuar dhe mbetesh në shtrat për gjithë jetën vetëm me një fije frymë. Megjithëse ti ke para, a je në gjendje t’i përdorësh ato?Megjithëse ke famë, a e gëzon dot? A nuk është kjo e frikëshme?

Këto raste janë veçanërisht të dukshme tek praktikuesit sot dhe ato janë të shumta. Një kafshë jo vetëm mund të magjepsë një person, por gjithashtu mund të vrasë Shpirtin Primordial të personit dhe të futet në majën niwan dhe qëndrojë aty. Megjithëse personi duket si qënie njerëzore, ai nuk është i tillë. Edhe gjëra të tilla mund të ndodhin në kohën e sotme. Kjo ndodh sepse vlerat morale të njeriut kanë ndryshuar. Kur dikush bën diçka të keqe, ky person nuk do e besonte po t’i thoje se po bën diçka të keqe. Ai mendon se është e drejtë dhe e ndershme të bësh para, ndjekësh paranë, apo të bësh pasuri dhe se kjo është sjellje korrekte. Kështu ai do lëndojë dhe dëmtojë të tjerët. Që të bëjë para ai do të kryejë çdo lloj mëkati dhe do guxojë të bëjë çdo gjë. Pa humbur diçka, kafsha nuk do të marrë gjë. Si mund të të japë ty diçka për asgjë? Don të marrë gjëra nga trupi jot. Sigurisht, ne e kemi thënë se dikush ka këto probleme sepse vlerat dhe mëndja e tij nuk janë të drejta apo të virtytshme.

Ne po ju mësojmë Falun Dafën. Në praktikën kultivuese të shkollës sonë, ju nuk do të keni ndonjë problem për sa kohë që ju silleni mirë sepse një mëndje e virtytshme mund të mundë njëqind të liga. Nëqoftëse ju nuk mund të silleni mirë dhe shkoni pas kësaj apo asaj, ju me siguri keni për të pasur probleme. Disa njerëz nuk mund të heqin dorë nga ajo që praktikonin më parë. Ne kërkojmë që njerëzit të praktikojnë vetëm një mënyrë kultivimi sepse në praktikën e vërtetë kultivuese kjo është e domosdoshme. Megjithëse disa mjeshtër qigongu kanë shkruar libra, po ju them se ato libra përmbajnë të gjitha llojet e gjërave dhe janë të njejtat gjëra që ata praktikojnë: ato janë gjarpërinj, dhelpra dhe nuselale. Kur ti lexon ato libra, këto gjëra do dalin nga fjalët. Unë e kam thënë që mjeshtrit e rremë qigong i kalojnë në numër ata të vërtetët shumë herë dhe ju nuk jeni të aftë t’i dalloni ata. Prandaj, ju duhet të dini çfarë po bëni. Unë nuk them që ju duhet të praktikoni Falun Dafën; ju mund të praktikoni në çdo shkollë që dëshironi. Por ka qënë një thënie në të kaluarën: “Dikush më mirë do të donte të mos praktikonte një mënyrë të vërtetë për një mijë vjet sesa të kultivonte një praktikë dhelpre vetëm për një ditë.” Kështu, personi duhet të sillet mirë dhe me të të vërtetë të praktikojë kultivim në një mënyrë të virtytshme. Mos e përzjeni atë me ndonjë gjë tjetër në kultivim, as dhe me ndonjë mendim. Falunët e disa individëve janë shtrembëruar. Pse janë shtrembëruar ato? Ata pretendojnë se nuk kanë praktikuar qigong tjetër. Megjithatë kurdo kur ata praktikojnë në mëndjen e tyre ata shtojnë gjëra nga praktikat e tyre të mëparshme. A nuk po ia shtoni ju ato praktikës? Kaq do të themi për çështjen e shpirtrave apo kafshëve zotëruese.

Gjuha Kozmike

Çfarë është “gjuha kozmike”? Kjo është kur papritmas një person mund të flasë një gjuhë të panjohur. Ai mërmërit diçka që as ai vetë nuk e kupton. Dikush me aftësi telepatike mund të kapë idenë e përgjithshme por nuk mundet të thotë në mënyrë specifike çfarë po flet ky person. Gjithashtu, disa njerëz mund të flasin disa gjuhë të ndryshme. Disa madje e quajnë këtë si një gjë të jashtëzakonshme dhe e konsiderojnë atë si zotësi apo aftësi supernormale. Kjo nuk është as aftësi supernormale dhe as aftësi e zotësie një praktikuesi; dhe as nuk mund të përfaqësojë nivelin e personit. Atëhere, çfarë është kjo? Kjo ndodh ngaqë mëndja juaj po kontrollohet nga një shpirt i huaj. Megjithatë juve mund t’ju duket përsëri gjë e mirë dhe mund ta dëshironi atë, sepse jeni i gëzuar që e keni. Sa më shumë që jeni i kënaqur, aq më mirë ju kontrollon ai juve. Si praktikues i vërtetë, si mund ta lejoni ju atë t’ju kontrollojë? Aq më tepër, ai vjen nga një nivel shumë i ulët. Si praktikues të vërtetë, ne nuk duhet t’i ftojmë këto probleme.

Meqenëse janë shpirti i të gjithë materies, qëniet njerëzore janë tepër të çmuara. Si mund të kontrolloheni ju nga këto gjëra? Sa keq që ju u jepni atyre trupin tuaj! Disa nga këto gjëra i ngjiten trupave të njerëzve. Disa nuk e bëjnë këtë por qëndrojnë në një distancë nga njerëzit, por ato përsëri ju manipulojnë dhe kontrollojnë juve. Kur ti don ta flasësh atë, ata do të lejojnë ta flasësh dhe mërmëritësh. Gjuha mund t’i kalohet dhe një personi tjetër nëse personi don ta mësojë atë. Kur ky person ka guximin ta provojë, ai apo ajo gjithashtu do e flasë atë. Në fakt, këto gjëra vijnë në grupe. Kur ti dëshiron ta flasësh atë, një do të vijë dhe do të të lejojë ta flasësh atë.

Pse ndodh kjo? Siç e kam thënë, ata duan të ngrenë nivelin e tyre. Por atje tek ata nuk ka vështirësi, kështu ata nuk mund të praktikojnë kultivim dhe përmirësojnë veten. Ata kanë dalë me një ide—t’i ndihmojnë njerëzit të bëjnë vepra të mira për të tjerët. Por ata nuk dinë si ta bëjnë këtë. Mëgjithatë ata e dinë se energjia që lëshojnë mund të kufizojë sëmundjen e një pacienti dhe mund ta lehtësojë vuajtjen e pacientit për momentin megjithëse nuk mund ta kurojë sëmundjen. Në bazë të kësaj, ata e dinë që kjo mund të arrihet duke përdorur gojën e një personi për të lëshuar energji. Kështu pra shfaqet ky fenomen. Disa njerëz e quajnë këtë gjuhë qiellore dhe ka të tjerë të cilët e quajnë atë gjuha Buddhës.Unë e quaj këtë çmenduri të plotë!

Dihet se një Buddha nuk e hap gojën rastësisht për të folur. Po ta hapte ai gojën dhe të fliste në dimensionin tonë, ai mund t’i shkaktonte një tërmet njerëzimit. Me zë kaq të lartë, si mund të lejohej kjo? Disa njerëz thonë, “Syri im Qiellor ka parë një Buddha që fliste me mua.” Ai nuk fliste me ty. Gjithashtu disa njerëz panë fashën tim duke folur. As ai nuk po fliste me ju. Mesazhi që ai jep është në tingull stereo. Kur ti e dëgjon atë, të duket sikur ai të flet. Ai zakonisht flet në dimensionin e vet. Megjithatë, pasi transmetohet këtu, ti nuk mund të dëgjosh qartë çfarë ai thotë sepse konceptet e kohës dhe hapësirës janë të ndryshme në dy dimensionet. Një shichen në dimensionin tonë është dy orë. Në atë dimension të madh, një shichen i jonë është një vit dhe koha jonë është më e ngadaltë sesa koha atje.

Ekzistonte një thënie në të kaluarën: “Vetëm një ditë në qiell, por kanë kaluar një mijë vjet në tokë.” Kjo i referohet parajsave të veçanta të cilat nuk kanë konceptin e kohës dhe hapësirës. Më saktë ato janë parajsa ku rrinë Qëniet e Shumëlartësuara, si Parajsa e Lumturisë Absolute, Parajsa e Xhamtë, Parajsa e Falunit dhe Parajsa e Lotusit. I referehet këtyre vendeve. Megjithatë, në atë dimension të madh, koha është më e shpejtë se koha jonë. Nëqoftëse je i aftë të marrësh mesazhin, ti mund të dëgjosh dikë duke folur. Disa njerëz kanë aftësinë e dëgjimit nga dimensione të tjera dhe ju janë hapur Veshët Qiellorë. Ata janë të aftë të dëgjojnë dikë duke folur por jo qartë. Çfarëdo që ti dëgjon do të të ngjajë me cicërimën e zogut apo me mbledhjen e një shiriti manjetofoni me shpejtësi; nuk mund ta dallosh çfarë thuhet. Sigurisht, disa njerëz mund të dëgjojnë muzikë dhe të folur. Por ndryshimi i kohës duhet eliminuar nëpërmjet një aftësie supernormale e cila shërben si përçues. Atëhere zëri mund të arrijë ty në vesh dhe ti mund ta dëgjosh atë qartë. Ndodh pikërisht kështu. Disa njerëz e quajnë gjuha e Buddhës, Por nuk është aspak kështu.

Kur dy Qënie të Shumëlartësuara takohen me njëri tjetrin, ata mund të kuptojnë çdo gjë me një buzëqeshje. Kjo ndodh për shkak të telepatisë mendore dhe ajo që merret është në tingull stereo. Kur ata buzëqeshin, idetë e tyre janë komunikuar tashmë. Kjo nuk është metoda e vetme që ata përdorin, sepse ngandonjëherë ata përdorin një mënyrë tjetër. Ju e dini që në Tantrizëm, lamat tibetanë i kushtojnë shumë vëmendje përdorimit të shenjave me duar. Por po e pyete një lama çfarë janë shenjat e duarve, ai do të përgjigjet se ato janë joga më e lartë. Për çfarë janë ato më saktësisht? As ai nuk e di. Në fakt, ato janë gjuha e Qënieve të Shumëlartësuara. Kur ka shumë njerëz, ata përdorin shenjat e mëdha të duarve; ato janë shumë të bukura dhe përbëhen nga disa shenja të mëdha duarsh. Kur ka vetëm pak njerëz, ata përdorin shenjat e vogla të duarve; dhe ato janë shumë të bukura dhe përbëhen nga disa shenja të vogla duarsh. Ato janë shumë të sofitikuara dhe të pasura sepse përbëjnë një gjuhë. Në të kaluarën, ky ka qënë një sekret qiellor dhe tani unë e zbulova para jush. Ato që përdoren në Tibet janë vetëm pak lëvizje për praktikë dhe njerëzit i kanë klasifikuar e i kanë kthyer ato në një sistem. Ato vetëm shërbejnë si gjuhë në praktikë dhe janë vetëm pak forma për praktikë. Lëvizjet e vërteta të duarve janë tepër të sofistikuara.

Çfarë i Jep Mësuesi Praktikuesve?

Pasi më takojnë mua, disa njerëz ma mbajnë dorën fort e nuk e lëshojnë. Kur të tjerët i shohin këta persona duke më dhënë dorën edhe ata më japin dorën. Unë e di çfarë kanë ata në mëndje. Disa persona janë mjaft të gëzuar t’i shtrëngojnë dorën Mësuesit. Disa persona duan të marrin mesazhe e nuk e lëshojnë dorën time. Ne ju kemi thënë se praktika e vërtetë kultivuese është puna juaj. Ne nuk jemi këtu për shërim sëmundjesh e mbajtje trupi në formë apo për t’ju dhënë juve ca mesazhe dhe për t’ju shëruar sëmundjet tuaja; dhe as që jemi ne të preokupuar me këto gjëra. Sëmundjet tuaja do të shërohen direkt nga unë. Ata që praktikojnë në vendet tona të ushtrimeve do t’i shërohen sëmundjet nga Fashen e mi. Ata që studjojnë Dafën individualisht duke lexuar librin gjithashtu do të kenë Fashen e mi për t’i shëruar sëmundjet. A mendoni se do të rrisni gongun duke prekur dorën time? A nuk është kjo për të qeshur?

Gong varet nga kultivimi i karakerit tuaj. Nëqoftëse ju nuk praktikoni kultivim me të vërtetë, gong nuk rritet; kjo ndodh për shkak se ekziston një standart për karakterin. Ndërsa gongu juaj rritet, një qënie e nivelit të lartë do të shikonte se kur vesi juaj, një substancë, hiqet, një shkop matës rritet mbi kokë. Po ashtu ky shkop ekziston në formën e kolonës gongut. Shkopi është aq i lartë sa dhe kolona juaj e gongut. Ai përfaqëson gongun që ti ke kultivuar. Po ashtu ai përfaqëson lartësinë e nivelit tuaj të karakterit. Nuk do të funksiononte pamvarësisht sa mund ta shtonin njerëzit e tjerë. Nuk mund të shtohet as edhe pak, sepse nuk do të qëndronte dot atje dhe do të binte i gjithi. Unë mund t’ju bëj që të arrini menjëherë stadin e “Tre Luleve mbi Kokë (sanhua juding)”. Megjithatë, me të dalë jashtë kësaj dere gongu do të binte sepse nuk është juaji dhe nuk është nga kultivimi juaj. Ngaqë standarti i karakterit tuaj nuk është akoma atje, ai nuk mund të qëndrojë atje. Kushdo që do të donte t’ja u shtonte nuk do të arrinte ta bënte sepse ai vjen plotësisht nga kultivimi juaj dhe nga kultivimi i mëndjes suaj. Ju mund të ngjiteni lart vetëm duke zhvilluar gongun me këmbëngulje, duke përmirësuar veten vazhdimisht dhe duke ju asimiluar karakteristikës së universit. Disa njerëz më kërkojnë autograf, por unë nuk dua t’ja u jap. Disa persona mburren se kanë autografin e Mësuesit. Ata duan ta tregojnë për mburrje apo duan mesazhin e Mësuesit që t’i mbrojë. A nuk është kjo një dëshirë tjetër? Ju duhet të praktikoni kultivim vetë. Për çfarë mesazhesh e keni fjalën? A duhet t’i kërkoni ju këto në kultivimin e nivelit të lartë? Për çfarë vlejnë ato? Ato janë diçka vetëm për shërim dhe mbajtje të trupit në formë.

Në një nivel shumë mikroskopik, gongu që ju zhvilloni, apo çdo pjesëz mikroskopike nga ai gong, ka plotësisht pamjen tuaj. Pas arritjes në stadin e Ligjit-Përtej-Botës-Trefishe, ju do të praktikoni kultivim të një trupi Buddhe. Ai gong do të marrë pamjen e një Buddhe. Ky është shumë i bukur, i ulur mbi një lule lotusi. Çdo pjesëz mikroskopike ka atë pamje. Ndërsa gongu i një kafshe është diçka si dhelpër apo gjarpërinj të vegjël. Në një nivel shumë mikroskopik, pjesëzat e tyre të imta kanë pamjen e tyre. Ekzistojnë dhe ato që quhen mesazhe. Disa njerëz përzjejnë çaj dhe ju kërkojnë ta pini sepse gjoja është gong. Një njeri i zakonshëm vetëm dëshiron të çlirohet nga dhimbjet përkohësisht duke e shtyrë apo kufizuar sëmundjen e tij. Mbi të gjitha një njeri i zakonshëm është një njeri i zakonshëm. Ne nuk jemi të preokupuar se si e ngatërron ai trupin e tij. Ju jeni praktikues. Prandaj jau them këto gjëra. Që sot e tutje ju nuk duhet t’i bëni këto gjëra. Kurrë mos kërkoni gjëra të tilla si “mesazhe”, këtë gjë apo atë gjë. Një mjeshtër qigongu pretendon, “Unë ju jap mesazhe dhe ju i merrni ato nga çdo pjesë e vendit.” Çfarë merrni ju? Ju them se këto gjëra nuk kanë ndonjë përdorim. Ta zëmë se janë të mira, ato përsëri janë vetëm për shërim dhe mbajtje të trupit në formë. Si praktikues, gongu jonë vjen nga kultivimi ynë. Mesazhet nga njerëzit e tjerë nuk mund të rrisin nivelin e dikujt, por vetëm të trajtojnë sëmundje për njerëzit e zakonshëm. Personi duhet të mbajë mëndje të virtytshme; askush nuk mund të praktikojë kultivim për një tjetër. Vetëm duke praktikuar kultivim vetë me të vërtetë, mundet që ju të ngrini nivelin tuaj.

Çfarë ju kam dhënë unë juve atëhere? Të gjithë e dinë se shumë nga kultivuesit tanë nuk kanë praktikuar qigong kurrë dhe trupat e tyre kanë sëmundje. Megjithëse plot njerëz kanë praktikuar qigong për shumë vjet, ata akoma mbeten në nivelin e qi-së pa marrë ndonjë gong. Sigurisht, disa njerëz kanë trajtuar pacientë pa ditur si e bënë atë. Kur fola për çështjen e zotërimit nga shpirtrat apo kafshët, unë i hoqa shpirtrat apo kafshët zotëruese—pamvarësisht se çfarë të ishin ato—nga trupat e praktikuesve të vërtetë të Dafës dhe unë i kam hequr të gjitha këto gjëra brenda apo jashtë trupave të tyre. Kur ata që praktikojnë kultivim vetë me të vërtetë lexojnë këtë Ligj të Lartë, unë do t’i pastroj edhe trupat e tyre. Po ashtu ambjenti i shtëpisë tuaj gjithashtu duhet të pastrohet. Menjëherë ju duhet të hidhni tabelat përkujtimore për dhelprën apo nuselalën që i keni shenjtëzuar më parë. Ato janë hequr të gjitha dhe nuk ekzistojnë më. Meqenëse ju dëshironi të praktikoni kultivim, ne mund të hapim për ju portën më të përshtatshme dhe këto gjëra për rrjellojë mund të bëhen për ju. Megjithatë ato mund të bëhen vetëm për praktikuesit e vërtetë. Sigurisht, disa njerëz nuk duan të praktikojnë kultivim dhe deri në këtë çast as nuk e kuptojnë atë. Kështu ne nuk mund të kujdesemi për ta. Ne vetëm kujdesemi për praktikuesit e vërtetë.

Ekziston dhe një tip tjetër personi. Dikujt i ishte thënë në të kaluarën se ai kishte shpirt apo kafshë zotëruese. Ai ndjente të njejtën gjë. Megjithatë pas heqjes së tyre, atij përsëri i rrinte mëndja aty. Ai gjithmonë mendonte se gjendja ishte akoma e njejtë. Ai akoma mendon se i ka ato dhe ky ves quhet dyshim. Me kalimin e kohës, ky person mund t’ja sjellë përsëri vetes. Personi duhet të heqë dorë nga ky ves, sepse ai shpirt apo kafshë zotëuese nuk ekziston më. Disa njerëz ishin pastruar nga këto gjëra në klasat e mëparëshme. Unë i kisha bërë tashmë këto gjëra për ta dhe i kisha hequr të gjithë shpirtrat apo kafshët zotëruese.

Shkolla Tao kërkon hedhjen e një themeli në praktikën në nivel të ulët. Kështu Qarku Qiellor, dantian dhe disa gjëra të tjera duhet të zhvillohen. Këtu ne do t’ju pajisim juve me Falun, qiji , të gjithë mekanizmat për praktikë kultivuese e plot gjëra të tjera—më shumë se dhjetë mijë prej tyre. Ato do t’ju jepen të gjitha juve si fara që mbillen në trupin tuaj. Pasi të heqim sëmundjet tuaja, unë do të bëj çfarëdo që duhet bërë dhe do t’ju jap juve çfarëdo që duhet t’ju jepet. Pastaj, ju do të jeni në gjendje që me të vërtetë të vazhdoni praktikën tuaj kultivuese në shkollën tonë deri në fund. Përndryshe, pa ju dhënë juve gjë, kjo do të ishte vetëm për shërim dhe mbajtje të trupit në formë. Sinqerisht, disa njerëz nuk e vlerësojnë karakterin dhe ata do të ishin më mirë të bënin ushtrime fizike.

Nëqoftëse ju me të vërtetë praktikoni kultivim, ne duhet të jemi të përgjegjshëm ndaj jush. Ata praktikues që mësojnë vetë gjithashtu do të marrin të njejtat gjëra, por ata duhet të jenë praktikues të vërtetë. Ne ja u japim të gjitha këto gjëra praktikuesve të vërtetë. Unë kam thënë që duhet me të vërtetë t’ju trajtoj si dishepujt e mi. Po ashtu, ju duhet të studjoni Ligjin e nivelit të lartë me thellësi dhe të dini si të praktikoni kultivim. Pesë ushtrimet do t’ju mësohen të gjitha në të njejtën kohë dhe ju do t’i zotëroni ato të gjitha. Me kohë, ju do të jeni të aftë të arrini një nivel shumë të lartë—një nivel aq i lartë sa është përtej imagjinatës suaj. Për aq kohë që praktikoni kultivim, nuk do jetë problem për ju të arrini Shkallën e Duhur në kultivim. Në mësimin e këtij Ligji, unë kam përfshirë nivele të ndryshme. Në praktikën tuaj kultivuese të ardhshme në nivele të ndryshme, ju do të shihni se ajo do t’ju udhëheqë juve gjithmonë.

Si praktikues, rruga juaj e jetës do të ndryshohet që nga ky moment e tutje. Fashen im do ta riorganizojë atë për ju. Si riorganizohet ajo? Sa vjet ka akoma një person për të jetuar? Personi nuk e din këtë vetë. Disa persona mund të marrin një sëmundje serioze pas një viti apo gjysmë viti, apo mund të kenë një sëmundje për disa vjet. Disa njerëz mund të pësojnë trompozë cerebrale apo sëmundje të tjera dhe nuk mund të lëvizin fare. Si mund të praktikosh ti kultivim më tutje në jetë? Ne duhet t’i rregullojmë të gjitha këto për ju dhe t’i parandalojmë këto gjëra që të mos ndodhin. Megjithatë, ne duhet ta bëjmë të qartë që më përpara që ne mund t’i bëjmë këto gjëra vetëm për praktikuesit e vërtetë. Këto nuk lejohen të bëhen shkarazi për njerëzit e zakonshëm. Përndryshe, është njëlloj sikur të bësh një gjë të keqe. Për njerëzit e zakonshëm, fenomene si lindja, plakja, sëmundjet dhe vdekja kanë të gjitha lidhje shkakore karmike dhe nuk mund të prishen sipas dëshirës.

Ne i konsiderojmë praktikuesit si njerëzit më të çmuar. Kështu, ne mund të bëjmë gjëra vetëm për praktikuesit. Si i bëjmë ne ato? Nëqoftëse një mjeshtër ka virtyt të madh—domethënë, nëqoftëse një mjeshtër ka fuqi të madhe gongu—ky mjeshtër mund të eliminojë karmën tuaj. Nëqoftëse niveli i energjisë së një mjeshtri është i lartë, ai mund të eliminojë më shumë nga karma jote. Nëqoftëse niveli i energjisë së një mjeshtri është i ulët, ai mund të eliminojë më pak nga karma jote. Le të marrim një shembull. Ne do të mbledhim gjithë karmën e ndryshme të jetës suaj të ardhshme dhe eliminojmë një pjesë të saj apo gjysmën e saj. Gjysma që mbetet është akoma më e madhe se një mal dhe ju nuk mund ta përballoni atë. Çfarë duhet bërë? Kur ju të arrini Taon, shumë njerëz do të përfitojnë në të ardhmen. Kështu, shumë njerëz mund të durojnë një pjesë për ty. Sigurisht, nuk është asgjë për ta. Nëpërmjet praktikës ju gjithashtu do të zhvilloni shumë qënie në trupin tuaj. Përveç Shpirtit tuaj Kryesor dhe Shpirtit tuaj Ndihmës, janë dhe shumë ju që do të përballojnë një pjesë për ty. Nuk do të mbetet pothuajse asgjë për ty gjatë kohës që kalon vështirësi. Megjithëse nuk ka mbetur pothuajse asgjë, është akoma plot dhe ti je akoma  i paaftë ta kapërcesh. Atëhere çfarë ndodh? Ajo do të ndahet në pjesë të shumta për faza të ndryshme të praktikës tënde kultivuese. Ato do të përdoren që të rrisësh karakterin tënd, të transformosh karmën tënde dhe rrisësh gongun.

Pra nuk është gjë e lehtë nëqoftëse dikush dëshiron të praktikojë kultivim. E kam thënë që kjo është një çështje shumë e rëndësishme. Është diçka përtej njerëzve të zakonshëm dhe më e vështirë se çdo gjë njerëzore. A nuk është kjo mbinatyrale? Prandaj, kërkesa për ty është më e lartë se çdo gjë njerëzore.  Si qënie njerëzore, ne kemi Shpirt Primordial dhe Shpirti Primordial nuk zhduket. Nëqoftëse Shpirti Primordial nuk zhduket, mendojeni pak të gjithë: A nuk ka kryer Shpirti juaj Primordial vepra të këqija gjatë marëdhënieve shoqërore në një jetë të mëparshme? Ka shumë mundësi. Ju mund të keni kryer gjëra si vrasje, i keni borxh dikujt, keni keqtrajtuar dikë, apo dëmtuar dikë. Nëqoftëse kjo është e vërtetë, kur ju praktikon kultivim këtu, ata mund t’ju shikojnë qartë nga atje. Atyre nuk u bëhet vonë nëqoftëse ju po shëroni sëmundje apo mbani trupin në formë. Sepse ata e dinë që ju vetëm po e shtyni borxhin. Nëqoftëse nuk e paguani tani, ju do e paguani atë më vonë dhe ju do paguani më shumë për të në të ardhmen. Kështu ata nuk merakosen nëqoftëse ju nuk e paguani në moment.

Kur ti thua se do të praktikosh kultivim, ata nuk do të të lejojnë ta bësh, “Ti don të praktikosh kultivim dhe të ikësh. Kur ti të kesh zhvilluar gong, ne nuk do të mundim të të arrijmë apo prekim dot ty.” Ata nuk do e lejojnë këtë të ndodhë dhe do provojnë çdo gjë të të ndalojnë ty të praktikosh kultivim. Për pasojë, të gjitha mënyrat do të përdoren për të ndërhyrë ty. Ata madje do të vijnë edhe të të vrasin. Sigurisht, koka jote nuk do të këputet këtu ndërsa ti je ulur në meditim. Kjo është e pamundur sepse gjërat duhet të përputhen me mënyrën e shoqërisë njerëzore. Mbase ti do të goditesh nga një makinë sapo të dalësh nga dera, apo mund të biesh nga ndonjë ndërtesë apo ndeshesh me rreziqe të tjera. Gjëra të tilla mund të ndodhin dhe do të jenë mjaft të rrezikshme. Praktika kultivuese e vërtetë nuk është aq e lehtë sa e imagjinoni. A mendoni se nëqoftëse ju dëshironi të praktikoni kultivim ju do arrini ta bëni? Me të dëshiruar që të praktikoni kultivim të vërtetë, jeta juaj do të jenë në rrezik  menjëherë dhe kjo do të ndodhë shpejt. Shumë mjeshtër qigongu nuk guxojnë t’i mësojnë nxënësit e tyre drej nivelesh të larta. Pse? Ata nuk mund ta zgjidhin këtë çështje dhe ata nuk mund të të mbrojnë ty.

Në të kaluarën ka pasur shumë persona që i mësonin njerëzve Taon. Ata mund të mësonin vetem një dishepull dhe mund të kujdeseshin vetëm për një dishepull. Përsa i përket përhapjes së saj në një shkallë të gjërë, një person mesatar nuk do guxonte ta bënte atë. Por ne po ju themi juve këtu se unë mund ta bëj këtë, sepse unë kam Fashen të shumtë të cilët kanë fuqinë time hyjnore të plotfuqishme. Ata mund të tregojnë fuqi të mëdha mbinatyrale—fuqi të plotfuqishme të Ligjit. Po ashtu, kjo që ne po bëjmë sot nuk është dhe aq e thjeshtë sa ajo që shihet në sipërfaqe. Unë nuk isha kokënxehtë kur dola në publik. Unë mund t’ju them se shumë Qënie të Shumëlartësuara janë duke e vëzhguar këtë ngjarje. Kjo është hera e fundit që ne po përhapim një mësim të vërtetë në Periudhën e Fund-Dharmës. Kur e bëjmë këtë, ne gjithashtu nuk lejojmë të devijojë. Nëqoftëse ju ndiqni me të vërtetë rrugën e virtytshme në praktikën kultivuese, askush nuk do të guxojë t’ju bëjë gjë juve sipas dëshirës. Përveç kësaj, ju keni mbrojtjen e Fashen të mi dhe juve nuk do t’ju kanoset ndonjë rrezik.

Çfarë është borxh duhet paguar. Prandaj disa rreziqe mund të ndodhin gjatë periudhës së kultivimit. Megjithatë, kur këto gjëra ndodhin, ju nuk do të frikësoheni dhe as do të lejohet që t’ju kanoset ndonjë rrezik i vërtetë. Po ju jap disa shembuj. Kur jepja një klasë në Beijing, një praktikues kalonte rrugën me biçikletë. Në një kthesë, një veturë luksoze vjen dhe e hedh përtokë këtë praktikues, një grua kjo mbi pesëdhjetë vjeçe. Përplaset me të dhe e godet me shumë forcë. Më një zhurmë “bam”, i godet kokën dhe koka e saj shkon e godet drejt e tek pjesa e sipërme e makinës. Në atë kohë këmbët e kësaj praktikuese ishin akoma tek pedalet. Megjithëse koka e saj u godit, ajo nuk ndjeu ndonje dhimbje. Jo vetëm që nuk ndjeu ndonjë dhimbje, por koka e saj as nuk u gjakos dhe as nuk u enjt. Shoferi u frikësua për vdekje dhe kërceu jashtë nga makina. Ai e pyeti me nxitim atë nëse ishte vrarë dhe i sugjeroi të shkonin në spital. Ajo iu përgjigj se ishte në rregull. Sigurisht, kjo praktikuese kishte nivel karakteri shumë të lartë dhe nuk do e fuste shoferin në telashe. Ajo tha se çdo gjë ishte në rregull por përplasja la një të shtrembëruar të madhe në makinë.

Të gjitha këto gjëra vijnë të marrin jetën e personit. Por personi nuk do të rrezikohet. Herën e fundit që mbajtëm një klasë në Universitetin Jilin, një praktikues shtynte biçikleten ndërsa po kalonte në hyrjen kryesore të Universitetit. Sapo doli në mes të rrugës, papritmas dy vetura e futën në mes. Veturat  për pak e goditën atë, por ai nuk u frikësua aspak. Normalisht, ne nuk frikësohemi fare kur na ndodhin gjëra të tilla. Pikërisht në atë moment, veturat ndaluan dhe asgjë nuk ndodhi.

Pati një rast të tillë në Beijing. Errësohet mjaft herët në dimër dhe njerëzit bien të flenë shpejt. Rrugët janë shumë të qeta pa këmbë njeriu. Një praktikues po shpejtonte për në shtëpi me biçikletë dhe vetëm një xhip ishte duke shkuar para tij. Papritmas, xhipi frenoi. Ai nuk e vuri re këtë dhe vazhdoi t’i japë biçikletës përpara me kokën ulur. Kur papritmas xhipi filloi të shkonte mbrapsht dhe ecte me një shpejtësi shumë të madhe. Po të puqeshin dy forcat, do t’i kishte kushtuar jetën atij. Pikërisht përpara se të përplaseshin, një forcë papritmas e tërhoqi biçikletën e tij më shumë se një gjysmë metri dhe xhipi menjëherë ndaloi tek rrota e biçikletës. Mbase shoferi i xhipit vuri re se dikush ishte prapa tij. Ky praktikues nuk u frikësua në atë moment. Të gjithë ata që kanë hasur në këto situata nuk frikësohen, megjithëse mund të frikësoheshin më mbrapa. Gjëja e parë në mëndjen e tij ishte, “U! Kush më tërhoqi mbrapsht? Duhet ta falenderoj.” Kur ktheu kokën dhe u bë gati të falenderonte, ai pa që rruga ishte shumë e heshtur pa asnjëri rreth e rrotull. Ai e kuptoi menjëherë, “Ishte Mësuesi që më mbroi!”

Një rast tjetër ndodhi në Changchun. Një ndërtesë pranë shtëpisë së një praktikuesi ishtë në ndërtim. Në kohën tonë ndërtesat janë shumë të larta dhe panelet janë prej shufrash hekuri me diametër pesë centimetra dhe katër metra të gjata. Pasi ky praktikues kishte ecur një distancë të shkurtër nga shtëpia, një shufër hekuri ra vertikalisht nga ndërtesa e lartë drejt e në kokë të tij. Njerëzit në rrugë u shtangën të gjithë. Ai tha, “Kush më preku?” Ai mendoi se dikush e preku në kokë. Në atë moment, ai ktheu kokën dhe pa një Falun të madh që rrotullohesh mbi kokën e tij. Shufra e hekurit rrëshqiti përgjatë kokës dhe u ngul në tokë me majë. Po t’i ishte ngulur trupit të personit—mendojeni pak të gjithë—do e shponte trupin tejpërtej si të shponte shalqi sepse ishte shumë e rëndë. Ishte kaq e rrezikshme!

Ka kaq shumë raste të tilla sa nuk mund të numërohen. Megjithatë asnjë rrezik nuk ju kanoset. Jo të gjithë do të ndeshen me gjëra të tilla, por disa individë do të ndeshen me to. Nëse ju do të ndesheni me to apo jo, unë mund t’ju siguroj se ju nuk do të jeni në ndonjë rrezik të vërtetë—unë ja u garantoj këtë. Disa praktikues nuk ndjekin kërkesat e karakterit e ata vetëm bëjnë ushtrimet pa kultivuar karakterin e tyre. Ata nuk mund të konsiderohen si praktikues.

Për sa i përket asaj çfarë ju ka dhënë Mësuesi juve, këto janë ato që ju kam dhënë. Fashen i im do t’ju mbrojë derisa ju të jeni në gjëndje të mbroni veten. Në atë kohë, ju do të praktikoni kultivim në Ligj-Përtej-Botës-Trefishe dhe ju do të keni arritur të kultivoni Taon. Por ju duhet ta trajtoni veten si praktikues të vërtetë dhe atëhere mund t’ja arrini qëllimit. Njëri ecte në rrugë me librin tim në dorë dhe bërtiste, “Unë kam mbrojtjen e Mësuesit Li, kështu unë nuk kam frikë se me shtyp makina.” Kjo është njësoj si të sabotosh Dafën. Ky lloj personi nuk do të mbrohet. Në fakt, një praktikues i vërtetë nuk do e bënte një gjë të tillë.

Fusha Energji

Kur ne praktikojmë, ka një fushë rreth nesh. Çfarë fushe është ajo? Disa njerëz e quajnë fushë qi-je, fushë magnetike, apo fushë elektrike. Në fakt, është gabim çfarëdo lloj që ta quajmë atë përderisa materia që gjendet në këtë fushë ështe jashtëzakonisht e pasur. Pothuajse të gjitha llojet e materies që përbëjnë çdo dimension të universit tonë mund të gjenden në këtë gong. Është më e përshtatshme që ne ta quajmë atë fushë energjie dhe kështu ne e quajmë atë fushë energjie.

Pra çfarë efekti ka kjo fushë? Siç e dini të gjithë, praktikuesit tanë të kësaj mënyre të vërtetë kanë ketë ndjenjë: Meqenëse vjen nga kultivimi i një mënyre të vërtetë, është mëshirëplotë dhe e asimiluar në Zhen-Shan-Ren (Ndershmëri-Mirësi-Tolerancë), karakteristikën e universit. Prandaj, të gjithë praktikuesit tanë mund ta ndjejnë këtë ndërsa janë në këtë fushë dhe nuk kanë mendime të këqija në mëndje. Po ashtu, ndërsa rrinë ulur këtu shumë vetëve as dhe u shkon mëndja të pinë duhan. Ata ndjejnë një atmosferë të qetë dhe paqësore, e cila është shumë e rehatshme. Kjo është energjia që ka një praktikues i një mënyre të virtytshme dhe këtë efekt ka ajo brënda kufijve të kësaj fushe. Më vonë, pas kësaj klase, shumica e praktikuesve tanë do të kenë gong—energjinë e zhvilluar dhe të vërtetë. Meqenëse ajo që po ju mësoj unë është diçka nga një kultivim i një mënyre të vërtetë, edhe ju duhet të zbatoni këtë standart karakteri ndaj vetes. Ndërsa ju vazhdimisht praktikoni dhe ndiqni kërkesat tona të karakterit në praktikën kultivuese, energjia juaj do të bëhet gradualisht më e fuqishme.

Ne mësojmë shpëtim të vetes dhe të të tjerëve, pra dhe të gjitha qënieve. Kështu, Falun i afron shpëtim personin kur rrotullohet nga brenda dhe i afron të tjerëve shpëtim kur rrotullohet nga jashtë. Kur rrotullohet nga jashtë, lëshon energji dhe mund të përfitojnë të tjerët. Në këtë mënyrë brenda fushës që arrin energjia juaj, të tjerët do të përfitojnë dhe ata mund të ndjehen shumë mirë. Qoftë kur ju jeni duke ecur në rrugë, në punë, apo në shtëpi, ju keni këtë efekt tek të tjerët. Njerëzve brenda fushës suaj mund t’i shërohen sëmundjet pa dashje sepse kjo fushë mund të ndreqë të gjitha gjendjet anormale. Një trup njeriu nuk duhet të sëmuret dhe të qenit sëmurë është një gjendje anormale. Kjo gjendje anormale mund të korigjohet. Kur një person me mëndje të ligë mendon diçka të keqe, mëndja e këtij personi mund të ndryshojë nga efekti i fuqishëm i fushës suaj; ai mund të mos mendojë më të kryejë gjëra të këqija. Mbase një person dëshiron të flasë keq për dikë. Papritmas, ai mund të ndryshojë mëndjen e tij dhe nuk do të shajë më. Vetëm një fushë energjie nga një praktikë kultvuese e vërtetë mund të ketë këtë efekt. Prandaj,  në të kaluarën ekzistonte kjo thënie në Buddhizëm: “Drita Buddhës shkëlqen kudo dhe korigjon të gjitha anomalitë.” Ky ështe kuptimi.

Si Duhet ta Përhapin Praktikën Praktikuesit e Falun Dafës

Pas kësaj klase, shumë nga nxënësit tanë mendojnë që kjo praktikë është shumë e mirë dhe ata duan t’ja mësojnë të afërmve apo miqve të tyre. Po, të gjithë mund ta përhapni dhe mund t’ja mësoni kujtdo. Por ka një gjë që ne duhet t’ja bëjmë të ditur të gjithëve. Ne i kemi dhënë secilit kaq shumë gjëra që nuk mund të maten apo vlerësohen me para. Pse ia jap unë këto të gjithëve? Ato janë për praktikën tuaj kultivuese. Vetëm po praktikuat kultivim, mundet t’ju jepen këto gjëra. Me fjalë të tjera, kur ju shpërndani praktikën në të ardhmen, ju nuk mund t’i përdorni këto gjëra për të kërkuar famë apo për interesin tuaj. Kështu, ju nuk mund të hapni ndonjë klasë dhe të merrni para siç bëj unë. Meqenëse neve na duhet të shtypim libra dhe materiale dhe të udhëtojmë për të mësuar praktikën, ne na duhet të mbulojmë shpenzimet. Çmimet tona janë tashmë më të ultat në vend, megjithatë gjërat që jepen janë më të shumtat në numër. Ne me të vërtetë po i sjellim njerëzit drejt niveleve të larta; secili e din këtë gjë vetë. Si praktikues i Falun Dafës, kur ju shpërndani praktikën në të ardhmen, ne kemi dy kërkesa për ju.

E para është që ju nuk mund të merrni para. Ne ju kemi dhënë kaq shumë gjëra, por ato nuk janë që ju të bëni pasuri apo të bëni emër. Përkundrazi, ato janë për shpëtimin tuaj dhe për t’ju bërë juve të aftë për të praktikuar kultivim. Po të merrni para, Fashen i im do t’jua marrë të gjitha ato që ju janë dhënë dhe ju nuk do të jeni më praktikues i Falun Dafës sonë. Ajo që keni përhapur nuk është Falun Dafa jonë. Kur ju e shpërndani atë, ju nuk duhet të keni pikësynime për famë apo përfitim personal, por duhet t’i shërbeni të tjerëve vullnetarisht. Të gjithë praktikuesit po e bëjnë atë kështu në të gjithë vendin dhe ndihmësit në të gjitha zonat kanë dhënë këtë shembull. Nëqoftëse dëshironi të mësoni praktikën tonë, ju mund të vini kur të doni ta mësoni atë. Ne do jemi të përgjegjshëm ndaj jush dhe nuk do t’ju marrim as edhe një qindarkë.

Kërkesa e dytë është që ju nuk duhet t’i shtoni gjëra personale Dafës. Me fjalë të tjera, gjatë mësimit të ushtrimeve, pamvarësisht nëse ju është hapur Syri Qiellor, ju keni parë diçka, apo ju keni zhvilluar ndonjë aftësi supernormale, ju nuk mund të përdorni çfarë keni parë për të shpjeguar Falun Dafën tonë. Ajo pak gjë që keni parë në nivelin tuaj nuk është asgjë dhe larg kuptimit të vërtetë të Ligjit që ju mësojmë ne. Kështu kur ju shpërndani praktikën në të ardhmen, duhet të jeni shumë të kujdesshëm me këtë çështje. Vetëm duke bërë këtë mund të sigurohemi që gjërat origjinale në Falun Dafa mbeten të pandryshuara.

Po ashtu, askush nuk lejohet t’u mësojë praktikën njerëzve në mënyrën si e bëj unë dhe askush nuk lejohet të mësojë Ligjin në këtë format leksioni të zgjeruar që përdor unë. Ju nuk mund ta mësoni Ligjin. Kjo për arësye se ajo që ju mësoj unë ka shumë kuptime të thella dhe unë kam inkorporuar gjëra të niveleve të larta aty. Ju praktikoni kultivim në nivele të ndryshme. Në të ardhmen pasi ju të përparoni, ju do të vazhdoni të përmirësoheni kur të dëgjoni përsëri rregjistrimin e këtij leksioni. Ndërsa ju do e dëgjoni vazhdimisht atë, ju gjithmonë do të keni kuptime të reja dhe përfitime të reja. Aq më shumë kur lexoni këtë libër. Ky mësimi im ju mësohet duke inkorporuar diçka thelbësore të niveleve shumë të larta. Prandaj, ju nuk mund ta mësoni këtë Ligj. Juve nuk ju lejohet ta thoni atë me fjalët e mia origjinale sikur ato të ishin tuajat, përndryshe do të ishte vjedhje e Ligjit. Ju mund të përdorni fjalët e mia origjinale ta shprehni atë vetëm kur shtoni se kështu e thotë Mësuesi këtë apo kështu është e shkruar në libër. Ju mund ta thoni vetëm kështu. Pse? Sepse kur e thoni kështu do të ketë fuqinë e Dafës. Ju nuk mund të shpërndani gjërat që ju dini si Falun Dafa. Përndryshe, ajo çfarë përhapni nuk është Falun Dafa dhe ajo që bëni ështe njëlloj si të sabotoni Falun Dafën. Nëqoftëse thoni diçka sipas ideve dhe mëndjes suaj, ai nuk është Ligji dhe nuk mund të shpëtojë njerëz dhe as do ketë ndonjë efekt. Prandaj, askush tjetër nuk mund ta japë mësim këtë Ligj.

Mënyra si duhet ta transmetosh ti këtë praktikë është duke vënë kasetat apo video-kasetat për nxënësit në vendet e ushtrimeve dhe ndihmësit mund t’u mësojnë atyre ushtrimet pastaj. Ju mund të përdorni formën e seminarit që të gjithë të komunikojnë me njeri tjetrin dhe ju mund të diskutoni dhe shkëmbeni mendime me njeri tjetrin. Ne kërkojmë që ju ta bëni në këtë mënyrë. Po ashtu ju nuk mund ta quani një praktikues (dishepull) që transmeton Falun Dafën “Mësues” apo “Mjeshtër”, sepse ka vetëm një mjeshtër në Ligjin e Lartë. Të gjithë praktikuesit janë dishepuj, pamvarësisht kur filluan praktikën.

Kur ju përhapni praktikën, disa njerëz mund të mendojnë, “Mësuesi mund të vendosë Falun dhe përshtasë trupat e njerëzve, kurse ne nuk e bëjmë dot këtë.” Nuk ka gjë. Unë ju kam thënë që prapa çdo praktikuesi është Fashen im dhe jo vetëm një. Kështu Fashen im do të kujdeset për këto gjëra. Kur ju i mësoni dikujt praktikën, ai do të marrë në vend Falun nëqoftëse ai ka lidhje të paracaktuara nga fati. Nëqoftëse nuk ka ndonjë lidhje të mirë të paracaktuar nga fati, ai mund ta marrë atë gradualisht pas një periudhe praktike dhe pasi t’i jetë përshtatur trupi. Fashen im do ta ndihmojë atë të përshtasë trupin e tij. Përveç këtyre gjërave, unë po ju them se nëqoftëse një person e mëson Ligjin dhe praktikën duke lexuar librin tim, duke shikuar videot e mia, apo duke dëgjuar kasetat e mia dhe nëqoftëse ai e trajton veten si praktikues të vërtetë, ai gjithashtu mund të marrë gjërat që meriton.

Ne nuk lejojmë që praktikuesit të shikojnë pacientë, sepse praktikuesit e Falun Dafës janë absolutisht të ndaluar për të trajtuar sëmundjet e njerëzve të tjerë. Ne po ju mësojmë juve të ngjiteni në kultivim dhe nuk ju lejojmë që të zhvilloni ndonjë dëshirë apo të shkatërroni trupin tuaj. Vendet tona të ushtrimeve janë më të mira se ato të çdo lloj ushtrimi tjetër qigongu. Për aq kohë sa ju shkoni në vendet e ushtrimeve tona për të praktikuar, kjo është shumë më mirë sesa trajtimi i sëmundjeve tuaja. Fashen e mij janë të ulur në një rreth dhe mbi vendin e ushtrimeve gjendet një mburojë mbi të cilën ndodhet një Falun i madh. Një Fashen i madh ruan vendin mbi mburojën. Ky vend ushtrimesh nuk është i zakonshëm dhe as nuk është ai një vend ushtrimesh praktike qigongu të zakonshëm: Ai është vend për praktikë kultivuese. Shumë nga praktikuesit tanë me aftësi supernormale kanë parë që vendi ushtrimeve të Falun Dafës është i rrethuar me dritë të kuqe dhe është i gjithi i kuq.

Fashen im mund të vendosë Falun për një praktikues, por ne nuk ja u inkurajojmë dëshirën. Kur ti i mëson dikujt ushtrimet, ai mund të thotë, “Oh, unë kam Falun tani.” Ti gabimisht mendon se ja vendose ti, kur kjo nuk është e vërtetë. Po ja u them këtë kështu që ju të mos zhvilloni këtë dëshirë. Të gjitha bëhen nga Fashen im. Kështu duhet ta përhapin praktikën praktikuesit tanë të Falun Dafës.

Kushdo që do të provonte të ndryshonte ushtrimet e Falun Dafës do e dëmtonte Dafën dhe këtë shkollë praktike. Disa njerëz i kanë kthyer instruksionet e ushtrimeve në rimë dhe kjo nuk lejohet aspak. Një mënyrë kultivimi e vërtetë kalohet gjithmonë që nga kohërat parahistorike. Ajo është ruajtur nga një kohë tepër e largët dhe ka kultivuar me sukses shumë Qënie të Shumëlartësuara. Askush nuk guxon ta ndryshojë atë as edhe pak. Kjo mund të ndodhë vetëm në Periudhën e Fund-Dharmës. Këto gjëra nuk kanë ndodhur kurrë në histori. Secili duhet të jetë shumë i kujdesshëm me këtë çështje.


samadhi—në Buddhizëm do të thotë meditim në pavetëdije, në kllapi.

benti—trupi fizik i njeriut dhe trupat e tij në dimensionet e tjera.

Mahajana—“Buddhizmi i Portës Madhe.”

Hinajana—“Buddhizmi i Portës së Vogël.”

Dinastia Tang—një nga periudhat më të zhvilluara në historinë kineze (618 e.r. - 907 e.r.).

guanding—hedhje energjie mbi majën e kokës së personit; rit i fillimit të praktikës; tip baptizimi në Buddhizëm.

Sekti Guanyin—një kult i quajtur sipas Bodhisattva Avalokitesvarës, “Perëndeshës së Mëshirës”.

Tetë Shenjtorët—Tao të mirënjohur në historinë kineze.

Shpirti Kryesor—ndërgjegja kryesore e njeriut.

Shpirti Ndihmës—shpirti/shpirtrat dytësor(ë); ndërgjegja ndihmëse e njeriut.

yindhe yang (jin; jang)—Shkolla Tao beson se çdo gjë përmban forca të kundërta të yin dhe yang të cilat përjashtojnë njëra tjetrën por dhe varen nga njëra tjetra, psh. femërore (yin) kundrejt mashkullore (yang).

Nëna Mbretëreshë—në mitologjinë kineze, perëndi femër me nivelin më të lartë brenda Tre Hapësirave.

Perandori Gurçmuar—në mitologjinë kineze, perëndia që kujdeset për Tre Hapësirat.

niwan (ni-uan)—term Taoist për gjendrën pineale.

shichen (shiçen)—një njësi kineze kohe prej dy orësh.

 tabelë përkujtimore—tabelë e shenjtëruar druri në shtëpi për t’ju lutur të parëve apo shpirtrave të tjerë në shtëpi.

dantian—“fushë dan-i”; pjesa poshtme e barkut. 

qiji (çi-xhi)—“mekanizma energjie”.